Progres raporti i KE për Shqipërinë, Kim takim me ambasadoren e BE-së: SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi

Progres raporti i KE për Shqipërinë, Kim takim me ambasadoren e BE-së: SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi

Christiane Hohmann dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann. Ky takimi i dy ambasadoreve vjen pas progres raportit të Komsionit Europian për ecurin e Shqipërisë sa i takon reformave për integrimin në BE.

Kim ka shpërndarë foto nga takimi, ndërsa thekson se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat e Shqipërisë, përfshirë edhe atë të drejtësië me qëllim që vendi ynë të anëtarësihet plotësisht në BE. 

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”, shkruan Kim.

Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave, ndërsa vendos nuk lë jashtë vëmendjes  rëndësinë e bashkëpunimit që qeveria duhet të ketë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Në raport vlerësohet se qeveria  mbajti fokusin te reformat që duhet të realizohen si dhe ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE.

Sipas draft raportit, korrupsioni në Shqipëri vijon të jetë një problem serioz, duke pasuar me nismat për “Pasaporta të Arta” dhe amnistinë fiskale të ndërmarr nga qeveria, të cilët konsiderohen si çështje që bien në kundërshtim me normat e Bashkimit Evropian. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion