Projekt me kulla në selinë e PD, reagon Gazment Bardhi: Qesha pafund nga mashtrimi i Berishës! Nuk e mbulon dot kryqin e madh të zi nga SHBA

Projekt me kulla në selinë e PD, reagon Gazment Bardhi: Qesha pafund nga mashtrimi i Berishës! Nuk e mbulon dot kryqin e madh të zi nga SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Shqiptarja.com për projektin e kullave që do të ndërtohen në territorin e selisë blu. Bardhi thotë se ky është një mashtrim i Sali Berishës, i cili nuk e mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA.

‘Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.’- shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ Arsyet e luftës Berisha-Basha për selinë blu, projekti për një mega kullë dhjetëra mln euro! PD e mohon: Është pronë publike, jo bunker i Berishës për pastrimin e parave të ortakëve të tij


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë