Projektbuxheti, ulen
10% fondet e mbrojtjes

Projektbuxheti, ulen<br />10% fondet e mbrojtjes
Në dokumentin e kaluar dy ditë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për Projektbuxhetin, Ekzekutivi ka ndërmarrë një hap të guximshëm përballë komunitetit të vendeve anëtare të NATO-s, duke ulur, nga 21.6 miliardë lekë të planifikuara një vit më parë për shpenzime të mbrojtjes, në 19.9 miliardë lekë ato për vitin e ardhshëm. Kjo ulje është në masën 10 për qind.

Përqindja e fondeve që i akordohet sektorit të mbrojtjes kombëtare është një postulat, që rrjedh nga anëtarësimi në NATO. Kjo organizatë kërkon një "dysheme" prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të një vendi anëtar për shpenzime vjetore me qëllim ushtarak.

Deri tani, e kemi ditur se vendi ynë ishte ndër të paktët që, në kohë krize globale, kishte respektuar këtë detyrim. Por, shifrat e reja, që kanë dalë pasi kanë pasqyruar korrigjimet e PBB-së apo saktësuar shpenzimet në këtë sektor pas rregullimeve buxhetore të mesvitit - të publikuara në vite nga vetë administrata shtetërore – flasin krejtësisht ndryshe.

Në asnjë vit vendi ynë nuk ka arritur të kapë 2-përqindëshin. Viti më i mirë në këtë drejtim është 2007-a, me 1.87 për qind.

Nësë vendi nuk do të ishte në krizë ekonomike, nuk mund të kuptohet se si mund t'ia lejojë ai vetes të bëjë veprime të tilla menjëherë sapo ka hyrë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në vitin 2010, në buxhetin fillestar ishte parashikuar që 2% e PBB-së të shkonte për mbrojtjen, por me rishikimin e tij në muajin korrik, ministrisë së Mbrojtjes iu shkurtuan pesë miliardë lekë. Kjo çoi në ulje të përqindjes së fondeve të mbrojtjes ndaj PBB-së, nga 2, në 1.61%.

Janë tashmë shumë vende, të cilat nuk kanë respektuar vitet e fundit këtë tregues financiar të NATO-s. Këtë e kanë pohuar edhe zyrtarë të lartë të Aleancës. Por, më se një herë, ata kishin deklaruar deri tani se Shqipëria ishte ndër të paktat vende - katër ose pesë syresh - që kishte arritur të zbatonte kërkesën. Me sa duket, ata iu referoheshin shifrave teorike të buxhetit të shtetit shqiptar, të cilat pastaj - sipas traditës qeveritare shqiptare për shumë vite me rradhë - korrigjoheshin në korrik, kryesisht në ulje. Por, opinioni vendas nuk ka dëgjuar, të paktën deri tani, asnjëherë të pranohet se shpenzimet për mbrojtjen kanë qenë nën pragun minimal të kërkuar nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Por, janë vetë statistikat e administratës publike në vend ato që tregojnë se këtu kemi të bëjmë me diçka, të cilësuar si "sekret" shtetëror. Në rast se PBB-ja do të kishte tejkaluar parashikimet në rritje, gjë që nuk ka ndodhur, i takonte Ekzekutivit të korrigjonte, po në rritje, shifrën e shpenzimeve ushtarake.

Ndërkohë, ulja e planifikuar prej 10 përqindësh e shpenzimeve të tilla, kur supozohet se PBB-ja do të rritet, e çon me ndërgjegje këtë prag edhe më poshtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer