Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar.
Të dyja projektet u përkasin dy studiove nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja.
“Mirëmëngjes, dhe me projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, në Konkursin Ndërkombëtar për 'Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore', organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit "Air Albania", aty ku sot ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Halluli” që u propozua nga Rojkind Arquitectos.
Janë tri kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca, teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.
Projekti i ri për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i propozuar nga Taller Hector Barroso do të realizohet në një zonë tjetër, të njohur si Vilat Gjermane, në afro 5 mijë metra katrorë. Koncepti kryesor është ai i godinave jo më shumë se tre kate dhe shtëpizave të ndara sipas nevojave të fëmijëve e administratës, si dhe hapësira të gjelbra.
Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
36.2%
-
Të gabuar
57.6%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 3786
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lapaj për Report TV: PS, bunker bërthamor kundër drejtësisë!
30 Janar, 18:03
-
Debati për paraburgimet, Rama: Kjo formulë ka marrë në qafë shumë njerëz! Zv/prokurori italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!
30 Janar, 17:36
-
Berisha përplaset me Bardhin për ‘Territorialen’: Nuk ka bashkëpunim me PS! Kuvendi fut të martën për votim prishjen e formulës së barazisë
30 Janar, 16:04
-
Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri alarmon Këshillin e Europës, Rama ndan prononcimin e përfaqësuesit europian: Përdorim i tepruar dhe i paarsyetuar i paraburgimit (VIDEO)
30 Janar, 14:13
-
FOTOLAJM/ Pas 9 muajsh nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Rama ndryshon foton e profilit në rrjete sociale
30 Janar, 12:51
-
VIDEO/ Rama debat me fermerin: Nuk më imponohet njeri me forcë mua, e merrni naftën nga shteti e nuk e përdorni për prodhim
30 Janar, 10:59
-
Rama me fermerët: Nëse nuk plotësohen kushtet e BE, ndalohet shitja edhe këtu! Secili të bëjë atë që duhet për t’u financuar
30 Janar, 10:56
-
Rama: Kemi vënë në dispozicion për bujqësinë 250 milionë euro, mund të shkojnë 1 miliard! Bashkitë të jenë më aktive me bujqit për financimet
30 Janar, 10:43
-
Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë me aplikimet për kredi
30 Janar, 10:25
-
Rama ndan momente nga ekspozita 'Spaces in Dialogue': Një udhëtim në 22 vite projekte, të sjella si një arkiv i përbashkët
29 Janar, 20:42
-
Jakin Marena: Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD
29 Janar, 19:05
-
'Arti i Marrëveshjes', si po ndjek Ivanka Trump gjurmët e të atit, 1,4 miliardë $ investime në Shqipëri
29 Janar, 15:17
Kompleksi i inspektoreve duket si renojat gjermane te bombarduara gjate LIIB nga Aleatet,kurse Shtepia e femijes....! Cfare jane ato minindertesat e vogla ne fragmentin 0:38-0:41 te videos,WC publike? Sepse per nga pamja e madhesia me kujtojne WC publike ne plazhet e kohes se Xhaxhit.
PërgjigjuO Demagogjia e Mretit tonë që është Lakuriq tamam si në atë Fabulën e Hans Christian Andersenit!!!..po prona e Popullit sovran,që s'ka ku kalon as më këmbë as me makinë?! ..pastaj edhe Monarki të ishim duhet Kuorumi i gjithë Albanesëve?!..duhet Plan urbanistik i studiuar në Detaje...,ku për hir të Publikues duhet prishur ndonjë Pallat a gardh...e jo të ndërtohet?!
Përgjigju