Projekti me BB për rrugët, shfaqin interes 30 kompani

30 kompani kanë shprehur interes për të përfituar nga katër kontratat që do të japë Autoriteti Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor me një gjatësi 1.350 kilometra. Këto kontrata do të jepen në mes të vitit 2016 dhe do të zgjasin për pesë vjet duke pasur parasysh rritjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen në bazë të përformancës. Ky projekt u bë efekiv në Shtator të këtij viti dhe mbështetet financiarisht me fondet e Bankës Botërore me një kosto 125 milionë euro. Kontratat përfshijnë rrugë në pjesën më të madhe të vendit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë