Projektligjet, ndryshojnë strukturat e sektorit të hekurudhave

Projektligjet, ndryshojnë strukturat e sektorit të hekurudhave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a”. Sipas versionit optimal të përzgjedhur në këtë projektligj, Hekurudha Shqiptare  do të ndahet në 4 Njësi të Pavarura, secila Shoqëri Aksionare plotësisht e pavarur nga të tjerat. Me hyrjen në fuqi të ligjit do të krijohen Kompanitë si më poshtë: Shoqëria Aksionere (sh.a.) Infrastruktura e Hekurudhës Shqiptare, Shoqëria Aksionere (sh.a.) e Transportit të Udhëtarëve, Shoqëria Aksionere (sh.a.) e Transportit të Mallrave dhe Shoqëria Aksionere (sh.a.) e Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse Hekurudhore.

Ato do të jenë në pronësi të Republikës së Shqipërisë dhe do të qeverisen si Ndërmarrje në pronësi Publike ose të kontrolluara nga shteti në përputhje me Ligjin për Sipërmarrjet Publike.

Aksidentet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar dhe kaluar për konsultim publik edhe projektligjin “Për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve”. Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve hekurudhore dhe detare. “Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit, si dhe marrëdhëniet e tij me autoritetet e tjera hekurudhore dhe detare. Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë hekurudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre. Hapja e sigurtë e tregut hekurudhor dhe zhvillimet teknologjike për një transport ndërveprues të sigurisë së lartë, të cilët kërkojnë garantimin e përputhshmërisë teknologjike nga pikëpamja e sigurisë teknike, si dhe rritja e nivelit të kësaj garancie, kërkojnë krijimin e një organi Investigimi të pavaruar nga aktorët që e krijojnë aksidentin apo incidentin për t’i bërë një analizë të hollësishme të natyrave teknike apo psikologjike, pra për shkaqe materiale dhe subjektive” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë hekurudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre.

Autoriteti

Po ashtu, është hartuar edhe projektligji “Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor”. Ky projektligj synon krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor, i cili është i domosdoshëm për tregun hekurudhor shqiptar dhe synon garantimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun hekurudhor.

Ky Projektligj gjithashtu ka si objektiv kryesor plotësimin e akteve ligjore të parashikuara në Ligjin nr. 142/2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, të cilat mundësojnë aktualisht zbatueshmërinë të këtij ligji. Ligji Nr. 142/2016, “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton në Nenin 55/1 Ligjit nr.142/2016, krijimin me ligj të Autoritetit Rregullator Hekurudhor (Autoriteti). Deri më tani, në Shqipëri nuk ka pasur një autoritet rregullator në kuptimin e legjislacionit evropian. Objektivi specifik i këtij projektligji është rregullimi i tregut dhe konkurrencës së lirë në transportin hekurudhor si dhe nxitja e subjekteve private për të marrë pjesë në zhvillimet e këtij tranporti në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat