Projektligji i Ri/ Ja formula
e re për ndihmën ekonomike

Projektligji i Ri/ Ja formula<br />e re për ndihmën ekonomike
40 mijë familje që aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike të pjesshme nuk do ta marrim më atë. Sipas një projektligji më të fundit të hartuar nga qeveria për mbrojtjen shoqërore, familjet në nevojë që do të plotësojnë kriteret, do të përfitojnë vetëm ndihmë ekonomike të plotë. Nëse Kuvendi do ta miratojë, ky projektligj i fillon efektet në 1 shtator 2016. Me ndryshimet që qeveria propozon të miratohen përmes Kuvendit, saktësisht në nenin 19 të ligjit parashikohet që ndihma ekonomike të jetë vetëm në masë të plotë dhe jo më në masë të pjesshme, ku nga përllogaritja e të ardhurave të familjes bujqësore nuk mund të përfitonin ndihmë ekonomike të pjesshme familjet, të cilat, pas llogaritjeve me koeficient të të ardhurave marrin deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj.

“Aktualisht, trajtohen me ndihmë ekonomike të pjesshme në 9 qarqe të vendit 40339 familje, të cilat me skemën e re do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në masë të plotë sipas strukturës së familjes”-thuhet në relacionin e projektligjit të qeverisë. Një tjetër ndryshim i propozuar, është mosdhënia e ndihmës ekonomike përgjithmonë. Në nenin 10 të ligjit parashikohet që ndihma ekonomike të kufizohet në kohë dhe ky rregullim do të bëhet me akte nënligjore.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema