Qeveria shqiptare i rikthen edhe një herë sytë nga diaspora, por jo vetëm, fokusi do të jetë edhe tek pensionistët e huaj. Përmes një projektligji të miratuar në qeveri ndryshohet ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili përjashton nga tatimi pensionet që përfitohen nga jashtë vendit, për individët që janë ose bëhen rezidentë tatimorë në Shqipëri.
Pra nëse je një individ që vjen të jetosh në Shqipëri, por merr pension në një shtet të huaj, kjo e ardhur nuk do të jetë e tatueshme.
“Kjo masë synon të tërheqë veçanërisht pensionistët që jetojnë jashtë vendit, duke nxitur zhvillimin e të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë”, është shprehur ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Ky është hapi i radhës që ndërmerr qeveria për të rikthyer në vend emigrantët, këtë herë ata që janë pensionistë, por synon të joshë edhe pensionistët e huaj për të ardhur dhe jetuar në Shqipëri.
Kjo praktikë vitet e fundit është ndjekur nga pensionistët Italianë, që vijnë e jetojnë në Shqipëri, pasi të ardhurat nga pensioni në vendin tonë nuk tatohen. Sipas qeverisë ardhja e këtyre individëve do të nxisë konsumin në sektorë kyç si strehimi, shërbimet, turizmi dhe shëndetësia, duke gjeneruar të ardhura shtesë në buxhet përmes taksave mbi konsumin.
Po përmes këtij projektligji qeveria përjashton nga tatimi për të ardhurat personale dhe ato nga vetëpunësimi, të gjithë individët e punësuar që kanë ‘statusin e të verbrit’.

Komente











Jam afër pensionit në Itali dhe bëhet thirrje që të kthehem në shqipëri desha të pyes a mund të kthehem në Shqipëri kur 9ilaçet i marr pa asnjë cent kur vizitat dhe analizat i bëj pa pagesë kur operimin në zemër pa asnjë cent ku para disa viteve kur shkova në Shqipëri harrova pa marrë me vete një ilaç(brilique) dhe më kushtoi 75 euro bëni llogarinë vetë sikur 9 ilaçet ti blej në Shqipëri me 180 euro që marr në Shqipëri ksaj propagande boshe do ti vija një zero prapa mjaft me propaganda boshe gjithsese përshëndetje
Përgjigju