TIRANE- Zbardhet formula e plotë se si do të bëhet përllogaritja e pensioneve duke filluar nga 1 janari i vitit 2015. Qeveria ka miratuar pak ditë më parë ndryshimet në ligjin e Sigurimeve Shoqërore, ndërkohë që ky pr/ligj tashmë ka shkuar në Kuvend.

Sipas pr/ligjit, formula e re e cila do të shërbeje për përllogaritjen e pensioneve do të jetë: P= PS + Sh, ku: P është masa e pensionit mujor; PS është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema kontributeve; Sh është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin aktual, me kontributet mesatare të viteve të mëparshme.