Projektrezoluta, Kuvendi 18 kërkesa bankës së Shqipërisë: Mbroni konsumatorët nga mikrokreditë, propozoni ndryshime ligjor

Kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë të marrë masa për të mbrojtur konsumatorët nga marrja e kredive pranë sektorit jo-bankar, si dhe të propozojë ndryshime ligjore për kufizimin e interesave dhe penaliteteve.

“Miratim i ndryshimeve në rregulloren që lidhen me kredinë konsumatore dhe hipotekare. Llogaritjen e normave fikse të interesit në tregun ndër bankar, licencime dhe ushtrimin e veprimtarisë së Shoqërive të Kursim Kreditit dhe unioneve të tyre. Të angazhohet në hartimin e ndryshimeve të reja ligjore për mbrojtjen e konsumatorin në sektorin financiar jo-banka”, tha Gjylameti.

Në skandalin me mashtrimin e qytetarëve me kreditë nga MCA e Final, deputetët thanë se nuk është pa faj as Mikrofinanca në tërësi.

“Një pjesë e atyre kanë shitur kredi të këqija tek ato dy kompanitë sa janë ngopur, nuk kanë qenë dorë-jashtë. Kanë qenë brenda dhe kanë bërë biznes, të vijnë këtu e tu hedhin sy deputetëve është e tepërt. Abuzimi me borxhliun është i tmerrshëm”, tha Braçe.

“Nga analiza dhe dëgjesa që bëmë në këtë komision, ne kuptuam që ekziston një hapësirë ligjore për sa i përket disa elementëve që lidhen me menaxhimin e kësaj situate. Ne besoj, kemi nevojë si parlament që të ndërmarrim një nismë, e cila mund të bëhet me një komision të veçantë ose mund të bëhet me një analizë të këtij komisioni, për të analizuar të gjithë bazën ligjore që sot ekziston”, tha Tabaku.

Po ashtu bankës i është lënë detyrë të monitorojë tregun valutor si dhe bankat për të shmangur pastrimin e parave.

“Të monitoroj në vazhdimësi tregun e këmbimeve valutore dhe të reagojnë në kohën e duhur për çrregullimin e tyre”, tha Gjylameti.

“I takon bankës të merret me institucionet e tjera për të garantuar mirë-funksionimin e sistemit të ‘ALERTIT’ sa herë që në banka shfaqet një operacion pastrimi parash”, tha Braçe.

Monitorim të shtuar duhet edhe ndaj inflacioni dhe ekspozimit të bankave në kredidhënien në sektorin e pasurive të paluajtshme.

“Të monitorojë me kujdes përqendrimin në rritje të kreditimit të lidhur me sektorin e pasurive të paluajtshme”, tha Gjylameti.

“A është përkthyer plotësisht efekti i kursit të monedhës në mallra dhe shërbime në tregje. Dhe a ka dhënë impkat në inflacion”, tha Braçe.

Pjesa tjetër e rekomandimeve që duhet të plotësojë banka ka të bëjë me politikat monetare dhe stabilitetin financiar, te sigurojë implementimin brenda vitit 2024 të Open Banking, te avancoje punën për anëtarësim në SEPA, dhe të vijojë me planin e deeuroizimit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë