Emri i tij u publikua në listën e “zezë” të Kryeministrit Edi Rama pas denoncimit të qytetarëve të Bulqizës. Por Kryeprokurori Adriatik Llalla e shkarkon si kryeprokuror të Kurbinit dhe e emëron në krye të organit të akuzës në rrethin e Matit.
Kështu ndodhi sot me prokurorin Hysni Vata, të cilin e nxjerr nga dera dhe të hyn nga “dritarja”.
Është banale të mendosh si është prezantuar vartësi i Llallës përpara prokurorrëve dhe oficerëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.
Rreth orës 08.30 ka hyrë në zyrën e ish kryeprokurorit Abaz Muça dhe i ka dorëzuar një zarf. Besohet se brenda saj ishte vendimi i Adriatik Llallës për shkarkimin e tij nga posti që mbante dhe emërimin në këtë detyrë të prokurorit Hysni Vata. Mësohet se Muça ka dorëzuar zyrën dhe materialet që ishin në inventarin e tij dhe është larguar në drejtim të spitalit “Xhavit Mara” Burrel pasi nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Mjekët bënë me dije se ai është trajtuar tri herë gjatë ditës me serume. Ata nuk bënë të ditura shkaqet e paraqitjes së Muçës në urgjencën e spitalit. Besohet se ai nuk e ka pritur shkarkimin nga Llalla pasi thoshte vazhdimisht se kishte marrëdhënie korrekte me eprorin dhe se kishte punuar me ndershmëri dhe korrektësi gjatë gjithë kohës.
Kush është Hysni Vata?
Burime pranë organit të akuzës dhe gjyqtarë të Matit shprehen se formimi profesional i Vatës nis me shkollën e mesme të muzikës, si trompist. Pas kësaj ka mbaruar me korrespondencë fakultetin e Ciklit të Ulët në Shkodër (mbetet me dyshim nëse e ka mbaruar apo e ka blerë në fund të herës). Dhe në mënyrë të “përshpejtuar” Vata ka mbaruar kursin e plepave në vitin 1996 dhe është emëruar kryeprokuror në Mat.

(Prokurori i Matit, Hysni Vata)
Rast pas rasti është transferuar nga një rreth në tjetrin për shkak të konflikteve që ka krijuar me kolegët, vartësit dhe gjyqtarë e avokatë. Në të shumtën e rasteve kanë dominuar lidhjet e forta politike me eksponentë të njohur të Partisë Demokratike. Si mik i Haki Mustafës është përkrahur dhe ka vegjetuar prej më shumë se 20 vitesh në prokurorinë shqiptare.
Në pranverën e vitit 1997 së bashku me shumë zyrtarë lokalë të Matit u bënë të njohur për abuzimet e tyre me paratë e fajdeve që fondacionet “Populli” e “Xhaferri” kishin grumbulluar nga qytetarët.
Vata ishte ndër të parët që i përlau ato, por nuk i hyri gjemb në këmbë. Një vit më pas iu “gëzua” lajmit që Qeveria Nano po rrëzohej pas grushtit të shtetit që PD organizoi në kryeqytet. Jo vetëm kaq.
Hysni Vata mbahet mend mirë nga socialistët e Burrelit për ekspremizmin e tij politik, për urdhër-ndalimet e shoqërimet e opozitarëve të saj kohe. Janë të shumta ndëshkimet e tij ndaj njerëzve të ndershëm në qytetin verilindor.
Kur u pasurua prokurori Vata?
Besohet se gjatë kohës kur ai ishte prokuror në Dibër dhe në Bulqizë nxirreshin minatorët viktima nga galeritë ai mbronte në çdo rast bosët e kromit. Me siguri këtë kanë pasur parasysh banorët e Bulqizës kur i kanë dërguar mesazhe Kryeministrit Rama.
Me siguri u ka dhembur në palcë kur ata kanë kërkuar ndëshkimin e tij ligjor. Kreu i qeverisë e publikoi emrin e Hysni Vatës në “listën Vip” të personave të akuzuar për abuzime me detyrën shtetërore. Vetëm pak orë pas publikimit të listës Kryeprokurori Adriatik Llalla njofton shkarkimin e Vatës. Sakaq pas pak ditësh e trasferon nga Laçi për në vendlindje, Burrel.
Mjaftojnë këto argumenta për të kuptuar se organi i akuzës aktualisht është jashtë kontrollit. Qytetarët shqiptarë dhe ndërkombëtarët kanë fakte e argumenta të shumtë dhe me të drejtë presin Vettingun, presin që prokurorët e gjyqtarët të mos i blejnë postet dhe vendet e punës. Rikthimi i Hysni Vatës pas 20 vitesh në “vendin e krimit”, në qytetin ku ka lënë gjurmë negative. Është shembulli më i mirë për të kërkuar me urgjencë reformën në drejtësi. M.L./Pamfleti.com
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com