Dyshimi se në vjedhjen e parave me vlerë mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit mund të ketë të përfshirë deputeten socialiste Etleva Budini, bëri që SPAK ta regjistronte këtë të enjte procedimin penal, të ardhur nga prokuroria e qytetit bregdetar.
Budini, emri i së cilës ende nuk është zyrtar nëse është si person në hetim apo i dyshuar, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Postës në Durrës para së të zgjidhej ligjvënëse në parlamentaret e majit 2025.
SPAK ka hedhur shortin dhe ka përcaktuar prokurorin e çështjes, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Prokurori i posaçëm do të duhet të zbardhë rolin e deputetes socialistë, nëse ka përfshirje apo jo, por edhe ekzistencën apo jo të një grupi kriminal në të gjithë këtë paligjshmëri.
Prokurori i Durrësit Gazment Frëngu shpalli moskompetencë dhe dorëzoi dosjen në SPAK me dy argumenti, që vjedhja është bërë për një grupi të organizuar dhe mund të ketë zyrtarë të lartë të përfshirë.
Vetë deputetja socialiste ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Relatore e buxhetit në Komisionin e të Drejtave të Njeriut Budini nuk iu përgjigj as koleges demokrate, Jorida Tabaku, e cila pasi ligjvënësja socialiste relatoi kërkoi diskutimin për skandalin e vjedhjes së parave të pensionistëve.
“Sot SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për vjedhjen e pensioneve në Postën e Durrësit. Është një çështje shumë e rëndë, që kërkon transparencë. Jemi mësuar të dëgjojmë se janë vjedhur fondet e rrugëve, të inceneratorëve e të tjera, por të vjedhësh edhe lekët e pensionistëve, kjo është një pikë kaq e ulët, ku nuk kishte rënë askush", tha Tabaku.
Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu korrikun e kaluar, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
Pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetaj Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut sqarime për vjedhjen e 700 mijë eurove të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak, pasi SPAK regjistroi procedimin penal.
Në mbledhje ishte e pranishme edhe deputetja e PS-së, Etleva Budini, ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit, e dyshuar si pjesë e skemës së grabitjes. Por, Budini nuk dha asnjë koment pavarësisht se çështja u ngrit në komision nga deputetja e PD-së.
“Sot SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për vjedhjen e pensioneve në Postën e Durrësit. Është një çështje shumë e rëndë, që kërkon transparencë. Jemi mësuar të dëgjojmë se janë vjedhur fondet e rrugëve, të inceneratorëve e të tjera, por të vjedhësh edhe lekët e pensionistëve, kjo është një pikë kaq e ulët, ku nuk kishte rënë askush.
Ne, si komision që merremi me këtë çështje, duhet të flasim. Kemi nevojë të dimë se çfarë ka ndodhur me fondet e pensionistëve në Durrës. Çfarë ka ndodhur me paratë e vjedhura? E kemi parë drejtoreshën e Postës së Durrësit duke tërhequr thasët me lekë, ndërsa pensionistët rrinë në radhë dhe numërojnë kacidhet. Dhe ju thoni se do t’u jepni bonus në prill, para zgjedhjeve. Kjo është e papranueshme”, tha Tabaku.
-
Ha,Pi, qi. vidh,vajti kjo punë me PS...
Përgjigju -
KJO QE KA GOCE TEZE KRYETAREN E KESHILLIT BASHKIAK DURRES
Përgjigju -
spak pun te mbar
Përgjigju -
FAMILJE HAJDUTESH
Përgjigju -
fetah hill celsat ne det tani
Përgjigju -
Sa dardha paska pas kjo pema e rames
Përgjigju-
'Beno' u zgjove ti? Kthehu ne anen tjeter e keputja gjumit se s'kena nevoje per pallavrat e tua.
-









Komente
Komento