TIRANE-Pas disa muajve hetime nëse ka falsifikuar apo jo formularin e vetëdeklarimit, prokuroria nuk gjeti vepër penale duke ka dalë në përfundimin se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi nuk ka gënjyer, pra nuk janë gjetur fakte se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas prokurores, Marjeta Zaimi që pushoi hetimet, rezulton se Sheshi nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit të diktaturë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.  

Po sipas prokurores, Autoriteti i Hapjes së Dosjeve fillimisht ka mbajtur një relacion ku shprehet se Sheshi nuk ka qenë sigurims, por në rrethana të paqarta është ndryshuar qëndrimi dhe me shumicë votash është votuar ndryshe.

Në përfundim, prokuroria thotë se nuk ekziston asnjë dosje bashkëpunimi apo deklaratë personale që të vërtetojë se Sheshi ka qenë sigurims.  Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi kallëzoi institucionin e hapjes së dosjeve për dokumentin që sipas tyre ka qenë sigurims.

Në Prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi, që është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke rrëzuar vendimin e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve që e nxirrte si ish-sigurims i shtetit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, ndërkohë që cështja është në Apelin Administrativ.

Por disa muaj më parë drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula u shpreh se i qëndron shkresës së dërguar prokurorisë së Përgjithshme nga institucioni që drejton, nga ku deklaron se Sheshi ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.