TIRANE- Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha. Sipas akuzës,kallëzimi i ish-deputetës Voltana Ademi tashmë me detyrën e kryetares së bashkisë së Shkodrës, do të pezullohet pasi nuk gjendet asnjë provë që fakton që i dyshuari Shullazi e ka kërcënuar atë apo kreun e PD-së.