Promovimi i paqes, fëmijë të
huaj mbjellin pemë në Tiranë

Promovimi i paqes, fëmijë të<br />huaj mbjellin pemë në Tiranë
14 fëmijë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë, mbollën sot 14 bimë ulliri në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, në shenjë paqe e solidariteti.

Këta fëmijë morrën pjesë edhe në festivalin e tretë Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, që zhvillon sot në Tiranë, ditën e fundit.

mbjellja e pemeve

mbjellja e pemeve

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili e vlerësoi këtë akt si tepër domethënës për vazhdimësinë e marrëdhënieve dhe bashkëjetesës mes kombeve.

“Duam ta gjallërojmë më tej këtë lulishte, duke mbjellë shumë pemë, të cilat janë jo vetëm dekorative, por janë edhe pemë që mbartin simbolika të caktuara, siç është ulliri, pema e jetës dhe e vazhdimësisë. Çdo herë, edhe në legjendat tona, mbjellja e pemës së ullirit është një ogur i mirë dhe besoj se ky ogur i mirë po fillon dhe këtu në këtë vend. Është kënaqësi e madhe që këto pemë po i mbjellim së bashku me djem dhe vajza të mrekullueshme, që kanë ardhur nga shumë vende të botës”, tha Hado.

Grupi fëmijëve pjesëmarrës në këtë aktivitet, të veshur me kostumet e tradicionale të vendeve të tyre, u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...