Erisa Xhixho reagoi sot kundër Komisionit parlamentar të Ekonomisë që sipas saj rrëzoi projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës .
Në një postim në rrjete sociale, Xhixho pretendon se Shqipëria renditet e 9-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës, 60% e të cilit përbëhet nga taksat.
Ajo tha “rrëzimi me forcën e kartonit” të këtij projektligji nuk ishte surprizë, sepse sipas saj, ndërkohë, që çmimet e produkteve të shportës janë rritur me rreth 50%, qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur qytetarë
“Asgjë surprizë edhe në Komisionin e Ekonomisë . Rrëzuan me forcën e kartonit projektligjin e partisë së lirisë për uljen e çmimit të naftës. Sot renditemi të 9-tët në botë për çmimin më të lartë të naftës, ndërsa mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksat. Ndërkohë, çmimet e produkteve të shportës janë rritur me rreth 50%, dhe kjo qeveri nuk merr asnjë masë për të mbështetur qytetarë’ shkruan Xhixho
Që në nisje të luftës në Iran, Partia e Lirisë ka ripërsëritur thirrjen ndaj qeverisë për pezullimin e Taksës e Qarkullimit dhe të Karbonit duke argumentuar se këto masa do të ulnin çmimin e karburanteve përballë rrezikut të përshkallëzimit të pasojave që po reflekton në vendin tonë konflikti në Lindjen e Mesme.
Komente









