Mediu ‘tradhton’ Berishën: S'fitojmë dot vetëm me të! Komisioni Antikorrupsion? Ka disa njerëz meskinë aty që s’pranojnë hapjen

Deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku për Arbër Hitajn komentoi zhvillimet e fundit në kampin opozitar në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Fokusi ishte fillimisht tek propozimi i mazhorancës për ngritjen e një komisioni bipartizan për të luftuar korrupsionin. Mediu thotë se nuk duhet përjashtuar asnjëherë mundësia për të bashkëpunuar kur ka vullnet nga qeveria për të luftuar korrupsionin.

'Çdo nisëm duhet të vlerësojë kushtetueshmërinë. Nëse nisma të tilla mbivendosin ekzekutivin mbi kuvendin bëjmë një dëm të madh. Korrupsioni është i lidhur me procesin implementues. Nuk është se nuk kemi ligje. Ka problem të krimit të organizuar. Mendoj se ne duhet të shikojmë propozimin sa dëshirë ka për të luftuar korrupsionin apo është demagogji e radhës.

Duhen parë çështjet që ka parashtruar mazhoranca. Ky komision i posaçëm çfarë do shtonte ekstra në Kuvendin. Duhet shpjeguar çfarë shton propozimi që është bërë. Opozita nuk mund të eci me faktin për të kundërshtuar a priori. Nëse ka propozim duhet negociuar brenda kushtetutës. Korrupsioni i parë është korrupsioni zgjedhor.

Ndërhyrja e bandave kriminale, absolutisht është problemi i parë ku fillon krimi shtetëror. Gjëja e parë, nëse ne ulemi si do ta luftojmë korrupsionin zgjedhor. Opozita duhet të mendoj, si të garantoj zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duhet të marrim të mirëqenë interesin e vendit.'

Sakaq, ai shton se vendimet e njëanshme dhe përjashtuese e kanë dëmtuar gjithnjë opozitën duke kujtuar bojkotin e reformës territoriale, djegies së mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve të 2019.

'Pozicionet kategorike nuk e kanë ndihmuar ndonjëherë opozitën. Kemi hequr dorë nga reforma territoriale, reforma në drejtësi, djegia e mandatave dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Duhet përveç jo-së edhe të argumentojmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, opozita ka autoritetin për të kërkuar ndryshime. Veprimi i mazhorancë ka qenë i njëanshëm, pa e përfillur opozitën.'

Nga ana tjetër, Mediu komenton edhe krijimin e shumë partive duke ironizuar se sa më shumë shqiptarë largohen, aq më shumë rritet numri i kandidatëve për kryeministër.

'Shikoj një lloj rendje të pakuptimtë për të krijuar parti pafund për të thënë se unë do jem kryeministër e do bëj ashtu. Paskemi qenë fatlum,. Ikin 1 milion shqiptar dhe çdo vit pjellim kryeministra. Nëse ne e kemi parë veten se do jemi punonjës në parlamentin e Edi Ramës është fatale. Nëse e mendojmë se fati i shqiptarëve është i lidhur me fatin tonë e kemi gabim, fati ynë është i lidhur me fatin e shqiptarëve.'

Ndërkohë Mediu nuk mendon se opozita duhet të përjashtoje kapitalin e vet historik.

'Opozita duhet të vlerësojë kapitalin e saj historik. Njerëz që kanë kontribuar edhe nuk janë sot asgjëkundi. Kjo opozitë mori nismat e para të kapitalizmit. Mohimi që ndodh brenda opozitës është i papranueshëm. Flas për gjithë opozitën në tërësi. Unë kam qenë ministër dhe deputet. Nëse PR nuk gjeneron ide dhe figura është bërë private e Fatmir Mediut.

Kemi vendosur disa barriera. Është një lloj meskiniteti i disa njerëzve në opozitë që nuk pranojnë hapje. Shohin vetëm oborrin e vet. E vetmja rrugë është një opozitë e bashkuar. Nëse nuk bashkohet, për të krijuar një logo dhe mesazhi konkret. Nuk duhet të shohim oborret e vogla, duhet ndërtuar niveli konkurrencës brenda.'

Sa i përket Berishës si një kandidat i mundshëm për të qenë në krye të opozitës për zgjedhjet e 2025, Mediu thekson se më së pari duhen bashkuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në perëndim pasi janë kapacitet cilësor.

'Unë mendoj se Berisha është aset elektoral i opozitës. Ka ardhur momenti që ne duhet të nxjerrim jo KOPI, por një qeverisje dhe një grup parlamentar që vjen nga një marrëdhënie konkurruese nga Britania, Kanadaja, SHBA. Duhet ti bashkojmë shqiptarët. Që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes politike. Ka figura në diasporë që do kishin ndikim për ta sjellë politikën shqiptare në nivel tjetër.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë