Propozohet ndryshimi i ligjit anti-mafia, nuk do sekuestrohen pasuritë e krimit dhe korrupsionit që janë lënë si garanci në bankë

Propozohet ndryshimi i ligjit anti-mafia, nuk do sekuestrohen pasuritë e krimit dhe korrupsionit që janë lënë si garanci në bankë

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka depozitua një projektligj në Kuvend, për ndryshimin e ligjit anti-mafia, i cili mund të prodhojë polemika. Ndryshimet synojnë që të përjashtojnë nga sekuestrimi pasuritë e njerëzve të krimit dhe korrupsionit, të cilat janë lënë si garanci në banka, për lëvrimin e kredive apo në rrethana të tjera. Nisma ligjore, përpos të tjerave, ndryshon nenin 13 të ligjit anti-mafia në fuqi, duke parashikuar që “në rast se mbi këto sende ekzistojnë të drejta reale garancie, sendet përjashtohen nga konfiskimi”.

Në relacionin shpjegues që shoqëron projektligjin thuhet se “ligji anti-mafia nuk parashikon kryerjen e një hetimi të thelluar nga ana e prokurorisë mbi statusin juridik të pasurisë dhe të drejtave pasurore që personat e tretë në mirëbesim gëzojnë mbi këto pasuri, përpara se t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për të vendosur masën e sekuestros mbi një pasuri të caktuar”. Nisma ligjore u njeh palëve të tjera, që në këtë rast mund të jetë një bankë apo individ, të drejtën e ankimit të vendimit të sekuestrimit, të drejtën për t’u njoftuar nga prokuroria dhe për të marrë pjesë në procesin e bllokimit të pasurisë.

Si rrjedhojë, ndryshimet parashikojnë që SPAK duhet të verifikojë edhe kreditë gjatë hetimit të pasurive të njerëzve të krimit dhe korrupsionit. Nismëtari thotë se ndryshimet synojnë të respektojnë të drejtat e njeriut.

Kreditë bankare janë forma më e zakonshme dhe më masive që përdoret nga njerëzit e krimit, pushtetarët e korruptuar, fëmijët e politikanëve etj., për të pastruar paratë e pista, duke i investuar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu për pasuri të paligjshme, i kanë investuar paratë e paligjshme në ndërtim, përmes kredive bankare. Gjithashtu, pas pasurisë marramendëse të disa politikanëve në Tiranë dhe fëmijëve të tyre, qëndron manovra e marrjes së kredive të dyshimta dhe pa kolateral të besueshëm, si pjesë e mekanizimit të pastrimit të parave.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë / Nisma ligjore për ndryshimin e ligjit ati-mafia

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rezi: 15/02/2021 23:00

    Adnori lobon per krimin e organizuar. Ka mbi dy dekada qe si "avokat" transferon te denuarit per krime te renda neper bote duke i sjelle ne Shqiperi. Dhe ketu, u konvertonte denimin, duke ua reduktuar e ata dilnin jashte. Ndaj dhe Nori beri nje thes me leke. Ca leke i beri edhe me Murrizin e PD me universitetin qe hapi. Dhe qe e mbajti me miqesine qe kishte me shokun e tij, Lulezim Basha dhe shoqen Argita Berisha. Ndaj edhe i pari Nano e me pas Rama e moren ne gjirin e tyre si ekspert ne lidhjet me krimin ne aksin Vlore-Fier-Berat e Durres. Dhe ku vazhdon akoma dhe jep kontribut. Por qe te inicoje nje projekt ligj per te goditur ligjin aktual antimafie, jo thjesht arrogance por tregues se deri ku ka arritur niveli i kapjes se shtetit ne Shqiperi. Normalisht nje prokurori ne BE do kishte nisur menjehere nje hetim. Kjo SPAK yne nuk e ben dot kete se ata e kaluan vettingun pasi me pare morren aprovimin nga Norua. Zot i madh sa te peshtire jane bere

    Përgjigju
  • Tirona: 15/02/2021 20:59

    Po mire o zoti Kryeminister Ju i thonit nje komentuesit tuaj se si nuk doli nje demokrat i vertete, po ky socialisti jot me emrin Adnor Shameti qe eshte dhe deputet cfare emri do ti vejsh , se sot na paska depozituar nje projktligj qe mos ti sekuestrohen parate e kriminevele dhe te korruptuarve, apo mos merr masat ky qe te shpetoje pasurite e tija dhe te shokeve te tjere deputete sa majtas dhe djathtas , kur te nisi Vetingu per politikanet. Duhet qe Ju z. Kryeministri ta merrni ate projktligj dhe ta grisni live para kamerave qe shtetasit shqiptare te te japin voten dhe te fitosh mandatin e trete, ne te kunderten , na le te dyshojme se ju po jepni pushtetin duke bere pazare me opoziten per te mbrojtur krimin dhe korrupsioni, po cfaredo qe te ndoll, asnjeri nuk do ti shpetoje Drejtesise se re qe po lind se kjo drejtesi do te jete ne duart e sigurta te SHBA dhe BE.

    Përgjigju
  • Sifi: 15/02/2021 20:50

    Me kete ndryshim ligji ,per cilin lobon Shameti.? Nuk ka nevoje te ipni mend ju ,por zbatoni ligjin qe ka Italia seku strot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë