VIDEO/ Propozoi që ditët e ciklit të paguhen nga shteti, Braçe: Si mund të punojnë gratë 8 orë në fasoneri apo bankë? Ditët e festës janë pushim, pse mos t’ua japim edhe për arsye shëndetësore

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që vajzave dhe grave t’u njihen ditët e ciklit menstrual si sëmundje dhe të kenë mundësi të marrin pushim që t’iu paguhet nga buxheti i shtetit. Braçe ka bërë një tjetër reagim, por kësaj herë i është përgjigjur mjekeve të cilat kanë folur mbi këtë propozim të tij. Deputeti thotë se nuk ka thënë asnjëherë se ditët e ciklit janë vdekjeprurëse për një vajzë apo grua, por shqetësimi i tij lidhet me gjendjen shëndetësore të tyre.

“Po dëgjoj më shumë vëmendje dhe respekt opinion e mjekëve janë thuajse gjitha zonja ato që kanë folur për propozimet e mia për vajzat dhe gratë. Skam thënë kurrë që cikli menstrual te gratë dhe vajzat është vdekjeprurës, se kam thënë. Ai që ka qenë shqetësimi im ka të bëjë me gjendjen shëndetësore, sociale pikërisht gjatë kësaj periudhe te gratë dhe vajzat”, thotë Braçe.

Ligjvënësi socialist ngre një pyetje, se si mund të punojnë vajzat në ditët e ciklit, të ulura për orë me radhë në fasoneri, makina qepëse apo në shërbimin bankar, në atë gjendje shëndetësore? Një tjetër pyetje që ngre Braçe është se si mund të rrijë një vajzë 16-vjeçare në shkollë në ditët e ciklit dhe të mbajë shënime e të përqendrohet në mësim?

“Kam një pyetje për të gjitha doktoreshat që kanë folur këto ditë. A mundet që një vajze 17, 18, 19, 20, 21, 25 vjeç apo më shumë, në ditën akute të ciklit të rrijë 8, 9, 10 orë ulur në një fasoneri, mbi një makine qepëse tekstilesh, këpucësh, çantash etj? Si thoni rri? Po një vajzë e vogël, 16 apo 17 vjeç, a mundet të rrijë 5 apo 6 orë ulur në bankën e shkollës, të mbajë shënime, e të përgjigjet për procesin mësimor. A mundet që një grua tjetër të rrijë 6,7, 8 orë të ulur në sportelin e një banke për të shërbyer tamam në atë moment”, shprehet Braçe.

Braçe thotë se ka kërkuar vetëm 1 apo dy ditë pushim që mund t’ua japin vajzave dhe grave gjatë ditëve të ciklit, duke thënë se është nisur duke parë se çfarë po ndodh, që vajzat detyrohen të marrin leje në punë gjatë ciklit në ato kompani që tregohen mirëkuptuese, por në fund u mbajnë paratë nga paga. Prandaj, Erion Braçe propozohen që këto ditë t’u paguhen nga buxheti i shtetit. Madje ai bën edhe një krahasim me festat se edhe kur bien në fundjave u shtohet pushimi të hënën, duke thënë se përse mos t’ua japin edhe vajzave ditët e pushimit për arsye shëndetësore.

“Nëse kam kërkuar 1 apo 2 ditë pushim të paguar jam nisur nga ajo që po ndodh. Sot një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave nuk shkojnë as në shkollë as në punë në periudhën e ciklit. Ju paguhet? Jo. Edhe atje në ato kompani që ka mirëkuptim, edhe atje ua mbajnë nga rroga e tyre ditën e pushimit. Kur u japim të gjithëve ditë pushimi se dita e festës bie të shtunë e të dielë dhe shtohet edhe një ditë më tepër, pse mos tua japim për arsye shëndetësore”, vijon deputeti socialist.  

Në fund, Braçe e mbyll duke thënë se kemi mundësinë që t’i trajtojmë vajzat dhe gratë ndryshe.

“Shikoni, këto historitë “hajde, boll u përkëdhele, mëso, puno se s’ke gjë, ec aty”, ndodhin më, ndodhin, nuk e diskutoj. Por e kemi mundësinë ti trajtojmë vajzat e gratë ndryshe”, përfundon Braçe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/11/2023 01:22

    Z.Brace kujt po ja qan hallin,atyre ne manifaktura qe punojne ulur dhe sidomos atyre ne banka dhe zyra me AC qe dredhin zinxhirin gjithe diten?! Kujdesu per ato qe i bien kazmes e lopates e vjelin prodhim ne pike te vapes e Diellit,kujdesu per ato qe punojne me norme ne kembe me ore te gjata para nje conveyor belt,kujdesu per ato qe punojne ne temperatura te larta neper furra pjekjeje,kujdesu per ato qe ngrene pesha te renda,sepse keto jane pune e kushte ku femrat kane me shume hemoragji dhe u zgjat me shume,jo te merakosesh per ato qe u dhemb mesi nga te ndenjturit gjate ne karrige,ato nuk kane shume probleme gjate ciklit.Perpara se te finalizosh nje projekt-ide te tille,konsultohu me pare me mjeke, dhe pse jo dhe me femra nga fusha te ndryshme te jetes.Kjo teme nuk duhet te jete me tabu.

    Përgjigju
  • Llogaritari: 15/11/2023 14:31

    Ky esht i fort fare. 8 dit ikin nga pushimet ne muaj, 7 te tjera nga cikli, i bjen te punojn femrat 15 dit ne muaj.

    Përgjigju
  • XXX: 15/11/2023 10:08

    Kta kan ik per lesh, ligji eshte i qarte ik tek mjeku mer raport.

    Përgjigju
  • Silvia: 15/11/2023 10:00

    O z.Brace cikli nuk esht semundje. Po ship e kerki te ulesh oret e punes per frate ne industri nga 8 ne 4 dhe tu rritet paga dhe 3 €/ora.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur