Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar

Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit në kudër të Operacioni ‘Electronics’, 3 kinezë të cilëve iu gjetën në valixhe 12 celularë, 3 laptopë e 6 kompjuterë.

Sipas policisë, dyshohet se këta personat me inicialet N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë, organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17- vjeçar me inicialet Y. L., banues në Kinë. 

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Electronics”.         

Dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, vihen në pranga 3 shtetas kinezë, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.    

Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen pajisjet elektronike, në të cilat, gjatë këqyrjes, Policia gjeti dhe administroi faqe  për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit.       

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:  N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë.  

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.    

Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri. Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.    

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.   

1726134691_rinaslaptop.jpg

1726134651_rinasvalixhe.jpg

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luka: 12/09/2024 12:30

    Fenë ua paskan lujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë