Protesta /Baritoni i njohur ‘vajton’ Klodjan Rashën me këngë kishtare (VIDEO)

Një këngë ortodokse, që këndohet në ritualet kishtare është forma me të cilën tenori Ylber Gjini zgjodhi që të vajtojë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Artisti shpjegon për "ReportTV" se nuk është menduar dy herë për këtë interpretim, por i ka ardhur natyrshëm. Ndërsa, bën apel të rinjve që protestojnë, që të ruajnë qetësinë derisa të dalë vendimi, pasi zgjidhja nuk është dhuna.

“Nuk duhet që të harrojmë se kemi të bëjmë me të rinj, që nuk e gjykojnë situatën siç e gjykojmë ne. Të gjithë jemi të prekur dhe të rënduar për këtë që ka ndodh. Por duhet që të ruhet qetësia, derisa atë dalë vendimi për efektivin”.

Gjini shton se prostata të tilla, sikundër ndodh në të gjithë botën nuk mund të quhen të organizuara, por spontane.

“Protesta është qytetari, por kur degradon ne nuk kemi fuqi ekonomike që të shkatërrojmë. Nuk duhet të ketë dhunë, por këto reagime janë të momentit”, përfundon artisti i njohur Ylber Gjini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 11/12/2020 12:38

    Protesta eshte qytetari per qytetaret dhe qytarimin.Jo per njerez figacak vandalet,rrenues,turme pa tru, te mllefosur primitiv dhe antishteteror,qe kallin,vjedhin e shkaterrojne gjithcka hasin perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin