Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi: Nuk do dalim për të rrëzuar Edi Ramën

Si do organizohet protesta e 16 shkurtit? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në këtë protestë ajo nuk do kërkojë rrëzimin e Edi Ramës dhe as rotacionin politik. "Jo thjesht një tribunë ku secili merr mikrofonin dhe flet. E rëndësishme është hapja e negociatave dhe qeveria është frenuese në këtë drejtim. Ai nuk iu kushton vëmendje hapjes së negociatave. Hapja e negociatave iu krijon disa standarde të tjera. E kushtëzon qeverinë dhe është detyruar të ecë me një ritëm tjetër. Në anën tjetër do shohim që njerëzit jo vetëm janë të pakënaqur, por prej largimit reagimi është bërë edhe më i vështirë. Djem dhe vajza të reja janë larguar. Të gjitha këto nuk kanë më vlerë që të dalësh e të thuash që ne do protestojmë për të hequr Edi Ramën. Sepse njerëzit do thonë: Pse do duhet të dal unë të protestoj? Të heq një Edi Ramë për të sjellë një Edi Ramë tjetër? Por ama njerëzit do të protestojnë sepse do të shohin që sot nuk është çështja për të bërë një rotacion politik, sot është çështja e të dhënit fund të qenurit këtu ku jemi dhe protesta e 16 shkurtit ka të bëjë me vazhdimësinë. Ç’do të bëjmë? Do rrimë këtu ku jemi apo do ecim përpara?", tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!