TIRANË - Këtë të enjte 7 të arrestuarit nga protesta e PD dhe opozitës më 23 dhjetor dolën para gjykatës penale në Tiranë, e cila vendosi liriimin e tyre dhe vendosjen në masën 'detyrim paraqitje'.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike, të cilët ishin në pritje të masës së sigurisë që do të merrnin 7 protestuesit, raporton gazetarja Keti Banushi.
Opozita bllokoi trafikun në disa akse rrugore pasditen e të hënës. Për pasojë pati edhe përplasje me policinë, në disa prej akseve të bllokuara.
7 protestuesit e arrestuar që u liruan nga gjykata:
Arif Hoxha, 21 vjeç,
Julian Çela, 27 vjeç,
Albin Cami, 25 vjeç,
Gëzim Sadikaj, 55 vjeç,
Vlash Gjonaj, 59 vjeç
Çlirim Kokaj, 31 vjeç
Pas mbarimit të protestës, policia arrestoi 7 persona, ndërsa 40 deputetë dhe funksionarë të PD dhe PL po hetohen në gjendje të lirë. Opozita bllokoi 5 pika të kryeqytetit nga ora 17:00 deri në orën 20:00 këtë të hënë, njësoj sikur kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti.
21 persona po hetohen në gjendje të lirë. Policia i bëri thirrje opozitës dhe PD-së të mos bllokojnë qarkullimin rrugor pasi është vepër penale.
Sakaq, gjatë protestës së mosbindjes civile, pati dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku u përfshinë edhe deputetë e funksionarë të PD dhe PL. Flamur Noka në një moment goditi me grusht një efektiv, ndërsa nuk munguan fyerjet nga Belind Këlliçi drejtuar policëve. 14 nga deputetët e PL dhe PD pjesë e protestës po hetohen në gjendje të lirë.
Tjetër episod gjatë protestës ishte rasti i Agron Gjekmarkaj në zonën e Pallatit me Shigjeta, i cili nuk u ndje mirë dhe u rrëzua në tokë. Më pas u dërgua në spital. Sipas tij dhe PD-së ai u dhunua nga policia, por këta të fundit mohuan një gjë të lirë në një njoftim.
2- Xhelal Mziu
3- Albana Vokshi
4- Oerd Bylykbashi
5- Flamur Hoxha
6- Petrit Doda
7- Agron Gjekmarkaj
8- Elda Hoti
9- Gazment Bardhi
10- Lefter Gështenja
11- Saimir Korreshi
12- Erisa Xhixho
13- Ina Zhupa
14- Ludovik Hasani
Lajmi ne perditesim...
Gjykata ben mire qe liron fukarenjte dhe len jashte Noken qe goditi policin me grusht dhe u shpreh se nuk e njoh kushtetuten . Me mire dokorojeni dhe ulni autoritetin e shtetit. Nuk behet drejtesia keshtu se populli po talket me vendimet e juaja
PërgjigjuKa çeço biçak
PërgjigjuDrejtësi mos u tallni me policin!!!E themë këtë se nuk JANË BUDALLENJ PUNONJËSIT E POLICIS QË I ARRESTOJNË.JU PROKUROR,GHYQTAR E KUDI UNË SE SI JENI ORGANIZUAR E KENI ATO TË ASHTUQUAJTURA LIGJE QË PËR INTERESAT TUAJA TË NGUSHTA E JEPNI DËNIMIN MAKSIMAL(PO TË DONI SHËMBUJ JU JAP N.Q.S.NUK I DINI.NË ELBASAN U VRA NJË MJEK DHE PAS 3 ,4,VJETËSH I GJETËT FAKTET PËR TË FAJËSUAR TË VDEKURIN E ÇFAQËSUAR VRASËSIN..MJË PYETIE PËRSE I DUHEJ ARMA ME VETE VRASËSËSIT???KUJDES MOS LUANI ME TË DREJTËN E TRUPROJES!!!!POR VJEN NJË DITË N.Q.S. I KTHENI NDERIN NDOKUJT PADREJTËSI ME TË CILËN THYENI PUNËN E POLICIS DO TU BIERI NË KOKË.
Përgjigju