Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

TIRANË - Protesta e fundit e opozitës më 23 dhjetor kur u bllokuan disa akse në kryeqytët duke krijuar kaos në trafik u diskutua në ‘Studio Live’ me Azgan Haklaj nga demokratët euro-atlantikë dhe Faik Basha nga Partia e Lirisë.

Faik Basha e pranon që e rëndësishme është cilësia e protestës dhe jo numrat.

'Që nuk i shikoni, por arsyen nuk e gjej dot. Njerëz që i përgjigjen kërkesës, ju dronin e keni lidhur me satelitët e Ramës që edhe Shqipërinë mezi gjendet në hartë. Kushtet atmosferike të disfavorshme për protestë masive. Mosbindja civile llogaritet me cilësi. Shumë patronazhistë u ankuan se ngelën në shtatzënë në autobusë ja arritën qëllimit. U lajmërua më parë që në orën 17:00 do ketë protestë.

Të vetmit që u acaruan ishin burrat shtatzënë patronazhistë. Qytetarët iu përgjigjën thirrjes. 5 lokacione, masivitet në pjesëmarrje, qëndrueshmëri, shmangie provokimesh. Punonjës të maskuar provokojnë në mënyrë të ashpër protestuesit. Një nga deputetë më paqësorë, më intelektualë që ka parlamenti goditet dhunshëm nga disa patronazhistë shtrihet përtokë dhe përfundon në spital, ishte shtypje jo shtyrje.'

Ndërsa Haklaj thekson dështimin e protestës dhe mosbindjes civile dhe e shikon në kuadrin e një teatri mes Berishës dhe Ramës.

'Zoti Sali Berisha tha përdori numrin 333, numër hyjnor tha, bëri thirrje për protestën më të madhe. Kjo mosbindja civile ka një kërkesë, a është vepër penale bllokimi i rrugëve. Kemi parë ish ministrin e brendshëm të godasë policinë, Këlliçin të fyejë policinë. Justifikimi i zotit Gjekmarkaj që u shyte. Teatër i policisë me mosbindjen që u zbythën. Pse nuk protestojnë para kryeministrisë, por bllokojnë rrugët. Në prag të Krishtlindjes, ti bllokon rrugët. I kam parë vetë, dhe kishte patronazhistë i binin borive, ishte koordinim perfekt. Kishin koordinim perfekt. Zoti Berisha me zotin Rama. Misioni është i partive të vogla të bëhen bashkë të rrëzohen partitë e vjetra.'

Më tej Haklaj përmendi edhe një herë non gratat e opozitës duke thënë se Metës i është revokuar viza 10-vjeçare së bashku me Kryemadhin.

'Zotit Meta i është revokuar viza 10-vjeçare, Metës dhe zonjës Kryemadhi. Shkuan përmes Charles McGonigal në Shtetet e Bashkuara i ka çuar në shtëpinë e Rockfeller. Duçka është kushëri i Metës.'

Sa i përket listës së Berishës në zgjedhje ai sheh se përveç tij dhe Nokës askush nuk e ka vendin të sigurt në listat e deputetëve.

'Asnjë nga këta nuk do zgjidhet deputetë. Asnjë nuk do jetë në listën e mbyllur, përveç kryetarit të Rithemelimit. 100 veta janë në listë të mbyllur.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

 Faik Basha nga Partia e Lirisë, tregon në 'Studio Live' se si është gjendja e Ilir Metës. Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313. Më tej shton se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025. 

'Gjendja e tij jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë. Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka SPAK të tërhiqet nga kjo, të lirohet. E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë. Mënyra e organizimit nga kryeministri Rama. Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa provë dhe fakt. Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër. Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare.'

Ora 18:00
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

 

Në ‘Studio Live’ Azgan Haklaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte në lartësinë e duhur, sepse hodhi poshtë kërkesën e partive të vogla sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë prej partive të mëdha. Sipas Haklaj, Kushtetuesja çimentoi marrëveshjen Rama-Berisha të nisur që në 2008.

'GJK nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe emrat e deputetëve të partive politike që iu drejtuan GJK u anashkaluan nga mediat. Vendimi i GJK i ka zhgënjyer gjithë shqiptarët dhe ka çimentosur ujdinë e Berishës me Ramën. Berisha ka thënë gjykata e Ramës, pse nuk reagoi tani. Është një ujdi e mirëkoordinuar nga Berisha dhe Rama që nga mandati i Berishës. A e patë Berishën tek amnistia penale? A doli Berisha dhe tha që Manja ka marrë shuma parash për të liruar të dënuarit nga SPAK? I bëj thirrje partive politike që nuk janë peng, të bëhen bashkë dhe të japim kontributin për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për të rrëzuar establishmentin e së të drejtës.

Unë them ti drejtohemi komisionit të Venecias dhe Strasburgut. GJK ka marrë një vendim, ka konstituar marrëveshjen Rama-Berisha. Nëse GJK është interpretim i Kushtetutës, vota nuk është e lirë dhe e barabartë. Vendimi i GJK rrëzoi reformën në drejtësi. Anëtarët e GJK u kujdesën për karrigen e vet. Janë në presion edhe për një vendim tjetër, vendimin për aplikacionet. Të njëjtën gjë e ka rrëzuar gjykata e Malit të Zi. Strasburgu e ka quajtur. Në Ballkan kemi një përplasje të Rusisë dhe SHBA.'

Ndërsa Faik Basha nga PL, u shpreh se forcat e vogla nuk mund të flasin për drejtësi sepse gjithnjë kanë thënë se drejtësia nuk gjykohet.

'Forcat e vogla nuk kanë të drejtë të flasin për drejtësi. Kanë thënë që drejtësia nuk gjykohet. Ne si PL dhe PD i kemi komentuar, ose duhet të pranojnë që reforma në drejtësi ka ceduar dhe është në funksion të Edi Ramës. Gjykatat kanë problemet e tyre pasi janë të kapura nga partia në pushtet. Jemi për lista të hapura. PS nuk pranonte asnjë ndryshim përveçse kjo që u bë dhe u kërkua me forcë. Ne donim që emigrantët që janë përzënë brutalisht duhet të japin mendimin e tyre për zgjedhjet. kjo u mor duke u dakordësuar për tu votuar ky sistem dhe është meritë e PD dhe PL, që përndryshe do shkonim me sistemin e 2021 dhe emigrantët nuk do kishin mundësi për të votuar.

Edi Rama u detyrua të lëshojë pak nga listat e hapura. Ka bashkim votash dhe interesi për qytetarët e Shqipërisë, që janë larguar pasi do jenë vendimtarë dhe vota e tyre do rrëzojë regjimin. Pas 11 majit do flasim se kemi pasur të drejtë, pasi kemi një pushtet që nuk ka lidhje me pushtetin ligjor, që tu jepet mundësia dhe forca e duhur atyre që jetojnë jashtë për tu kthyer dhe goditur regjimin.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale