Ashtu siç pritej, Berisha dështoi në realizimin e protestës së sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Së pari, dështoi përsa i përket bllokimit të realizimit të mbledhjes së Komisionit të Mandateve dhe, së dyti, dështoi të bind demokratët për t’iu bashkuar protestës së hallit të tij penal.
Ai u braktis edhe nga deputetët asnjanës, Bardhi and CO, që nuk janë as me drejtësinë, as me SHBA-në, as me njëri, por vetëm me karrigen e tyre.
Ndonëse prej kohe të gjatë ai vjen lart e poshtë nëpër Shqipëri për të ndezur zjarrin e revolucionit dhe stinën e protestave, dita e sotme dëshmoi braktisjen e madhe të demokratëve ndaj Sali Berishës.
Që njerëzit nuk ndjekin politikanët e korruptuar në përballjen e tyre me drejtësinë, është një lajm i mirë që shkon përtej Sali Berishës.
Çdokush që ka punë me drejtësinë, duhet të përballet me të i vetëm, pa imunitet dhe pa vënë përpara militantët.
Sali Berishës i duhej partia, selia dhe sigla e partisë për t’i përdorur si bunker dhe si mburojë.
Pavarësisht se bëri gjithçka duke e shkatërruar partinë, dita e sotme e tregoi se nuk ia doli dot.
Nga sot ai duhet të gjejë një avokat të mirë, jo këtë që ka çuar te Komisioni i Mandateve, dhe të përballet juridikisht me akuzat penale.
Politikisht dështoi t’i mbushë mendjen njerëzve se halli i tij është kauza e tyre.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35