Një ditë pas protestës dhe episodeve të dhunës në Zvërnec janë hequr telat me gjemba të vendosur mbi gardhin metalik që rrethon sipërfaqes ku parashikohet projekti pranë Lagunës së Nartës.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se pas përplasjes së dhunshme mes protestuesve, policisë dhe një grupi policësh privatë të maskuar, telat me gjemba kanë nisur të hiqen dhe ngarkohen në mjete që po i largojnë nga aty.


Lajmi kryesor:

Dhuna e spray me piper ndaj protestuesve në Zvërnec, në pranga roja e sigurisë private, nën hetim 2 të tjerë! Hetim disiplinor edhe zinxhirit komandues të Policisë së Vlorës (VIDEO)