Një përplasje e dhunshme mes policisë dhe Adriatik Lapajt, së bashku me aktivistët pjesë e qëndresës së tij dhe mbështetësve të “Shqipëria Bëhet” në orët e vota të natës përballë kryeministrisë, përfundoi me 4 persona të arrestuar, 9 nën hetim dhe 5 të tjerë të dërguar për mjekim tek spitali i Traumës, mes tyre 2 efektivë dhe vetë Adriatik Lapaj.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë tek Trauma pasi u godit në kokë nga një ngrohëse që funksiononte me gaz, ndërsa tashmë është larguar nga spitali. Aktualisht Lapaj ndodhet në gjendje stabël dhe pa dëmtime serioze, ndërsa njëri prej efektivëve ka thyer këmbën. Lidhur me këtë situatë një reagim zyrtar ka ardhur dhe nga Ministria e Drejtësisë ku u bë me dije se 5 persona u dëmtuan, 2 protestues, 2 efektivë dhe Lapaj.

Ndërhyrja e policisë erdhi si qëllim për të prishur tendën e ngritur me plasmas në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku protestuesit kalojnë netët që prej datës 8 dhjetor të motivuar nga qëllimi për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Vetë Adriatik Lapaj, i cili është gjithashtu nën hetim nga policia, ka reaguar nga spitali ku thotë se nuk do të tërhiqet nga qëndresa e tij. Ndërhyrjet e policisë, Lapaj ia faturon kryeministrit Edi Rama, të cilit i thotë se nuk e tremb dot.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, shkruan Lapajn në Facebook.

Katër personat e arrestuar janë Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, të akuzuar se kanë hedhur në drejtim të policisë sende të forta. Kjo përplasje është e dyta pas asaj të ndodhur gjatë mesditës së djeshme, ku Lapaj thirri në protestë qytetarët. Shkaku ka qenë i njëjtë, për ngritjen e tendave në trotuar.

Adriatik Lapaj i vetëm më 8 dhjetor, vendosi të qëndronte pa lëvizur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” poshtë zyrës së Ramës e më pas atij iu bashkuan mbështetës së partisë së tij si dhe aktivistë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Edi Rama del nga zyra, mbështetësit e Lapajt brohorima! Taksisti iu sjell karrige të reja, policia nuk e lejon të ndalojë në bulevard (VIDEO)

 

Mbështetësit e Adriatik Lapajt vijojnë qëndrimin e tyre përballë kryeministrisë gjithashtu dhe përplasjet me efektivët e policisë. Këta të fundit kanë filluar që të mbledhin dhe karriget e protestuesëve ku që prej datës 8 dhjetor, janë rreshtuar poshtë zyrës së Ramës ku vijojnë të qëndrojnë pa ndalim.

Së fundmi nga zyra ka dalë kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e Lapajt e kanë shoqëruar me brohoritje “Edi Rama o hajdut”. Në të njëjtën kohë, pranë tyre është ndalur dhe një taksist, i cili ka sjellë të tjera karrige. Ai nuk është lejuar nga policia të ndalojë në zonë dhe i është kërkuar që të largohet.

Ora 10:54
Lapaj nga spitali: Më kallëzuan penalisht, hajdutët nuk më trembin dot, do jem sërish në shesh

1767607251_adriatiklapaj.JPG

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatiak Lapaj ka reaguar pasi është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës, lidhur me përplasjen me efektivët, gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë më 4 janar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj, nga spitali, ku po merr trajtim mjekësor, e ka cilësuar kallëzimin si një medalje nga ajo që ai e quan regjimi i kryeministrit Edi Rama.

Lapaj është shprehur se ata që ai i cilëson si hajdutë, nuk do ta trembin dhe shtoi se pasi të dalë nga spitali, do të jetë sërish në shesh.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali.”, shkruan Lapajn në Facebook.

Pas protestës së mbajtur një ditë më parë nga 'Shqipëria Bëhet’ para Kryeministrisë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 4 persona pasi kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Ata janë indentifikuar si Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.

Më tej në një njoftim tjetër theksohet se në gjendje të lirë do të hetohen edhe 9-të persona mes tyre edhe Adriatik Lapaj.

Ora 10:09
Protesta e 'Shqipëria Bëhet’, 4 të arrestuar, hodhën sende të forta drejt Policisë! 9 të tjerë nën hetim, mes tyre edhe Adriatik Lapaj (EMRAT)

Pas protestës së mbajtur një ditë më parë nga 'Shqipëria Bëhet’ para Kryeministrisë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 4 persona pasi kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Ata janë indentifikuar si Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.

“arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital”, njoftoi sot policia.

Më tej në një njoftim tjetër theksohet se në gjendje të lirë do të hetohen edhe 9-të persona mes tyre edhe Adriatik Lapaj.

“referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, thuhet më tej në njoftim.

Ora 09:54
Ndërhyrja e policisë në protestën e Lapaj, Tabaku: Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, shenjë e një pushteti të frikësuar

1765467466_joridatabaku.jpg

Foto: Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve paqësorë përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim flagrant me standardet demokratike europiane.

Në një postim publik, Tabaku thekson se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo një krim, ndërsa qytetarët që prej ditësh protestojnë paqësisht nuk kanë kërcënuar dhe as kanë dhunuar askënd, por kanë ushtruar një të drejtë themelore të garantuar nga Kushtetuta.

Sipas saj, reagimi i qeverisë me dhunë ndaj qytetarëve tregon frikë nga zëri i popullit dhe një keqpërdorim të forcës shtetërore për të heshtur protestën.

“Në Europë policia mbron protestën, nuk përdoret për të rrahur qytetarë paqësorë. Kjo që po ndodh nuk është standard europian,” nënvizon Tabaku.

Duke paralajmëruar pasoja serioze për shtetin e së drejtës, Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut thekson se kur pushteti ngre dorë kundër qytetarëve, shteti ligjor pushon së funksionuari dhe vendi rrëshqet drejt një modeli autoritar. Ajo e lidh këtë sjellje me korrupsionin e thellë të qeverisjes, duke e cilësuar dhunën si shprehje të një pushteti të dobët dhe të frikësuar.

Reagimi i Tabakut vjen në një moment tensioni të shtuar politik dhe social, ndërsa opozita dhe shoqëria civile kërkojnë respektimin e lirive themelore dhe ndalimin e përdorimit të forcës ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

Ora 09:26
Përplasjet e dhunshme përballë kryeministrisë, Ministria e Shëndetësisë: 5 persona janë paraqitur për mjekim, 2 prej tyre efektivë! Lapaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve

1767601940_protestalapaj.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të policisë me aktivistët dhe mbështetësit e Adriatik Lapaj. Vetë ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pasi u godit me një bombol gazi në kokë.

Në reagim sqarohet se mbrëmjen e djeshme në urgjencë janë paraqitur 5 persona, 2 prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë tashmë ambientet e spitalit ndërsa tjetri vijon të marrë mjekim.

Gjendja e Lapajt paraqitet stabile, pa dëme serioze dhe se pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi nga neurologët e më pas të lërë ambientet e spitalit. Gjithashtu për mjekim janë paraqitur dhe 2 protestues, të cilët pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë larguar nga spitali.

“Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Z. Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”, thuhet në reagim.

Ora 07:58
Vendosi sërish çadrat para kryeministrisë edhe pse policia ia hoqi, Lapaj publikon pamjet nga përplasja me efektivët: Rama nuk të kam frikë (VIDEO)

 

Kreu i Shqipëria Bëhet u kthye sërish mbrëmjen e djeshme para kryemnistrisë dhe vendsosi sërish çadrat me mbështetësit e tij edhe pas përplasjeve që pati me policinë gjatë mesditës së djeshme.

Teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku forcat e policisë heqin çadrat e vendsoura, Lapaj shprehet se nuk do të dorëzohet, por do të kthehet sërish në shesh.

Përgjegjës për këtë situatë Lapaj bën kryeministrin Edi Rama, ku e cilëson si kreun e një bande dhe për këtë arsye duhet që të mbajë përgjegjësi.

"Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!", shkruan Lapaj në Facebook.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 05/01/2026 15:56

    Nuk merret pushteti me keto karagjozlliqe, por me vizion dhe programe qe i pershtaten kohes.

    Përgjigju
  • Demi: 05/01/2026 15:10

    Kahu o kur as llap se bo dot mbiemrin trref bombla gazit tek pull…

    Përgjigju
  • Gjergj: 05/01/2026 14:58

    Mjafton "dalja nè mbèshtetje" sè çdo proteste e figurave tè djegura si Tabaku, kjo "Shote Galicè" e lépirjes sè vrasèsit dhe hajdutit Sali, qè kurrè nuk del dot nga hija e krimeve tè tij,,pèr tè shuar menjèherè zjarrin e çdo proteste. Protestè, nuk bèhet dot nga ata qè janè larguar nga ato zyra pushteti, pas 21 janarit tè kobshèm me 4 tè pushkatuar nè bulevard. Sude Tabaku, nuk èshtè shpresa e asgjèje, èshtè vetèm njè kujtesè, se sa kujdesshèm duhet parè se kush èshtè duke bèrtitur,,,kapeni hajdutin.!!!

    Përgjigju
  • Gjin Gjon Gjoka: 05/01/2026 12:20

    PO PSE O LAPAJ KUJTON SE I HA POPLLI KTO.... BO BURRI SIKUR I BIN TË FIKËT SI KE FILMAT INDIAN TE BOLLIWODID.... E DEL NFOTO PA ASNJI SHENJË. SA HERË ËSHTË RAF EDI RAMA PËR TË ARITUR ATY KU ËSHTË ,AI E DI. PO PSE KSHU MERET KALAJA. KALAJA MERET NGA MRENA O TUNXH.... THOT POPLLI.

    Përgjigju
  • Askushi: 05/01/2026 12:11

    Shqipëria zhbëhet vazhdon

    Përgjigju
  • Linda: 05/01/2026 12:03

    Fatkeqesisht ne parlamentin shqiptar nje deputete qe paguhet nga populli shqiptar nje mos njoftese e sakt e legjislacionit Jorida Sude Tabaku sot po shpall luft me rendin dhe policin!! Nuk e dini moj tradhetare qe protestat kane rregullat e tyre ku,kur dhe sa kohe do te zgjasin dhe per te gjitha keto kerkohet leje e pocacme!!!!????? Ju intereson si opozit rrumpalla ne Shqiperi jo reegulli,qetesia dhe drejtesia!! Bulevardi i Tiranes ku ju hidhni motollofe,digjni,zaptoni eshte prone e paluejtshme dhe legjitime dhe e noteruar per gjithe jeten e popullit shqiptar dhe askush ska te drejt ne keto dite te bukura festash tu prishi gezimet.

    Përgjigju
  • Maduro: 05/01/2026 10:24

    Moj debile, plehre, jeni mësuar ju si Parti me dhunë e vrasje! Policia është përtë mbajtur rendin dhe jo të goditet se edhe ato janë bijë Nënash që ju nuk i Llogarisni .

    Përgjigju
  • smi ttropo: 05/01/2026 09:20

    ikni mor .legena leni rehat at vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Janar, 22:15

    Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?