Protesta e LGBT, Karaj: Kërkesa
ndaj Bashës e logjike dhe parimore

Protesta e LGBT, Karaj: Kërkesa<br />ndaj Bashës e logjike dhe parimore
Letra zyrtare e nisur nga lëvizja LGBT për kreun e partisë demokratike, Lulzim Basha, ka marrë përgjigje pozitive nga kabineti i tij. Xheni Karaj, drejtore e lëvizjes Aleanca LGBT, shprehet se kërkesat e parashtruara janë logjistike dhe parimore, të cilat shërbejnë për të kuptuar edhe qëndrimin e partisë demokratike në lidhje me çështjet LGBT.
 
“Komunikuam me kabinetin, drejtorët e kabinetit të zotit Basha dhe na siguruan që nuk do ketë asnjë problem të paradës dhe ekziston mundësia të përdorim krahun lindor të çadrës”, u shpreh Karaj.
 
Ajo tha se komuniteti LGBT ka në plan të zhvillojë takime me kryetarët e partive politike , teksa ju bëri thirrje t’i bashkohen paradës.  
 
Mesazhi që dua ti jap politikanëve shqiptarë është që të mos harrojnë që personat LGBT janë votues, ne jemi në periudhë elektorale dhe një votë bën diferencën, kështu që duhet të marrim parasysh dhe të përfaqësojnë dhe komunitetin LGBT në parlament”, tha Karaj.  
 
Aleanca LGBT dhe pro LGBT do të zhvillojnë më 13 maj të këtij viti paradën e 6-të me biçikleta, të quajtur Tirana Gay (P)Ride.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar