Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e sotme protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Shërbimet e Kryeministrisë kanë mbuluar hyrjen e ndërtesës qeveritare për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme nëse protesta eskalon në akte dhune.
Gjithashtu janë mbuluar edhe veprat e artit përreth Kryeministrisë, siç edhe kërpudha, një vepër arti kjo e një prej artistëve të njohur belgë, Carsten Holler. Kreu i qeverisë nuk do jetë në zyrë gjatë ditës së sotme, pasi ndodhet në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies.
Gjithashtu kanë nisur përgatitjen për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në protestë do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme.
Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.