Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)

Tirane16 deputetë të Partisë Demokratike janë në hetim për protestën e një dite më parë në 6 kryqëzime kyçe dhe u referuan nga policia në SAPK për pengimin e qarkullimit të lëvizjes së mjeteve për 3 orë me radhë.

Në Tiranë lëvizja e makinave u paralizua duke përdorur mjetet e deputetëve, njëri prej tyre Flamur Noka, në hetim, i cili me Range Rover-in e tij luksoz bllokoi rrugën pranë Kthesës së Kamzës.

Mjeti i tij ra në sy bashkë me deklaratat kërcënuese ndaj efektivëve të policisë që ishin aty për rendin dhe sigurinë e tubimit, i cili nga blutë u konsiderua i paligjshëm, për aq kohë sa pengoi qarkullimin. 2 makina që bllokuan qarkullimin në Tiranë u sekuestruan nga blutë.

Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, janë po ashtu më mesin e të hetuarve në kryeqytet. Tomorr Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa po hetohen në Elbasan për bllokimin e rrethrrotullimit të Bradasheshit, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj dhe Tritan Shehu në Fier për trazirat te rrethrrotullimi i Levanit, Edi Paloka, Dashamir Sula dhe Bledjon Nallbati për bllokimin në Shkozet, ndërsa Luçiano Boçi Elda Hoti dhe Kastriot Piroli për bllokimin në Milot.

1 u arrestua në Tiranë dhe 3 protestues u vendosën në arrest në Elbasan, Edmont Pojani, Arben Pjetri dhe Hamza Lamcja, njëherazi edhe anëtarë të PD në degën lokale për organizim të protestës, pengim të qarkullimit dhe mosbindje ndaj policisë. Të tre paralizuan lëvizjen në autostradën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas me makinat e tyre private.

Në hetim në gjendje të lirë janë 195 të tjerë, pjesa më e madhe e tyre në Durrës, 92 në total, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan, 36 në Fier dhe 14 në Lezhë. Në hetim mësohet se ka edhe të tjerë në Durrës, përkatësisht për bllokimin e lëvizjes në mbikalimin e Shkozetit. Në Tiranë dhe Milot u dogjën goma, ndërsa protestuesit shtynë policinë, e cila tentoi në disa momente t’i shpërndajë. Në kërkim u shpallën 5 persona, 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

'Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve, informoi sot policia.

Në kryeqytet protesta e opozitës detyroi policinë të bllokoj qarkullimin e mjeteve nga mbikalimi i Kasharit, ndërsa mjetet u orientuan të lëvizin në rrugë dytësore, kryesisht në Yrshek, Mëzez, Astir, Yzberisht për të hyrë brenda Unazës së Madhe, ndërsa në anën tjetër orientimi u bë nga Kamza, për në Institut, Paskuqan, me hyrje në Bulevard të Ri. Ky devijim shmangu radhët e gjata dhe kontaktin e protestuesve me drejtuesit e mjeteve.

Opozita mbajti dje, 29 tetor, protestën e radhës duke bllokuar bllokoi për 3 orë 6 rrethrrotullime kyç për qarkullimin rrugor në vend. Konkretisht u bllokua Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimi i Milotit, rrethrrotullimi i Shkozetit, rrethrrotullimi i Bradasheshit, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan. Militantët në çdo grumbullim nuk lejuan kalimin e automjeteve ndërsa policia nuk ndërhyri, duke kaluar 3 orë incidente, me përjashtim te tensioneve të vogla në Tiranë dhe Elbasan. 

Deputetët e PD që u dërguan në SPAK 

1- Xhelal Mziu
2- Flamur Noka
3- Asllan Dogjani
4- Albana Vokshi
5- Luan Baçi
5- Tritan Shehu
6- Kasem Mahmutaj
7- Edi Paloka
8- Ervin Minarolli
9- Bledjon Nallbati
10- Dashnor Sula
11- Tomorr Alizoti
12- Qani Xhafa
13- Edmond Spaho
14- Elda Hoti
15- Kastriot Piroli
16- Fisnik Qosja (Kryetari i bashkisë Kavajë)

3 protestuesit e arrestuar në Elbasan
-Edmont Pojani
-Arben Pjetri
-Hamza Lamcja
Akuzat: "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Bllokuan akset nacionale/ Zbulohen emrat e 16 deputetëve PD të kallëzuar në SPAK! Në hetim dhe kryetari i bashkisë Kavajë

Shqiptarja.com zbulon emrat e deputetëve të opozitës materialet e të cilëve u dërguan në SPAK dhe do të hetohen në gjëndje të lirë.

-Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kallezohen në SPAK
Bllokuan Kthesën e Kamzës
Flamur Noka
Albana Vokshi,
Xhelal Mziu  
Asllan Dogjani

Bllokuan rrethrrotullimin e Shkozetit
Edi Paloka
Dashamir Sula
Bledjon Nallbati
Ervin Minarolli – Sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD
Bllokuan rrethrrotullimin e Levanit (Fier)
Kasem Mahmutaj
Tritan Shehu
Luan Baçi
Në hetim dhe 
Tomorr Alizoti,
Qani Xhafa
Edmond Spaho,
Elda Hoti
Kastriot Piroli
Dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja

 Raportoi gazetari Sokol Dema.

Ora 14:07
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve kryesore! zyrtare: 16 deputetë çohen në SPAK! 195 protestues në hetim në gjëndje të lirë, 4 të arrestuar

1730225549_protestae29tetorit.jpg

Policia e Shtetit përcolli njoftim zyrtar lidhur me personat të cilët po hetohen pas protestë së ndërmarrë dje nga opozita duke bllokuar rrethrrotullimet e 6 akseve kryesore nacionale.

Njoftimi i policise

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Lezhë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, për dokumentimin e paligjshmërive të kryera gjatë tubimeve të djeshme, në pikat lidhëse të këtyre qyteteve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, ju informojmë se:

-Janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe/ose "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

-Janë referuar materialet në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 195 shtetas, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

-Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.

Ora 11:53
Protesta e opozitës, disa të shoqëruar edhe në Lezhë pasi bllokuan rrugën në Milot

 

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa protestues pasi bllokuan një ditë më parë rrugën e Milotit.

Pritet që Policia e Lezhës që dalë me një njoftim zyrtar.

Ora 10:36
Bllokuan rrethin e Levanit, 15 protestues në hetim, mes tyre Luan Baçi! Deputeti: Mos na provokoni, protesta ishte e ligjshme

 

Një ditë pas protestës së opozitës në kuadër të aktit të dytë të mosbindjes civile , në Rrethrrotullimin e Levanit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar shoqërimet e protestuesve në polici. Ndryshe nga herët e mëparshme kur procedimet kanë filluar menjëherë pas protestës , këtë herë shoqërimet filluan një ditë më pas.

Numri i tyre ka arritur në 15 ku kanë dhënë deklaratën e tyre në polici, mes tyre edhe dy gra, me akuzën për bllokim rruge, ndërsa shoqërimet vazhdojnë. Të shoqëruarit janë kryesisht nga Fieri dhe Roskoveci ndërsa mes tyre është dhe emri i deputetit Luan Baci i cili ka reaguar dhe me një status në Facebook  ka publikuar edhe një listë me emra të protestuesve që sipas tij janë shoqëruar dhe pyetur në polici.

Baçi i bën thirrje drejtuesit vendor të policisë, drejtuesit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ministrit Hoxha, të mos ushtrojnë presion mbi demokratët pasi protesta jo vetëm që ishte e ligjshme por edhe paqësore.

Postimi i Luan Baçit

Drejtoria e Policisë Fier, ka "publikuar" (në fakt e siguruam konfidencjalisht) listën e anëtarëve dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kanë filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!

I bëj thirrje policisë së pushtetit të Ramës, drejtuesit vendor të policisë në Fier, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta në Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident. Shumë qytetarë që qarkullonin në rrugë u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë qetësisht! Në qoftë se ndaloni demokratët dhe bëni presion mbi ta atëherë protesta do të zhvendoset te drejtoria e policisë, ose ne, ose ju!

Ora 09:45
Protesta e opozitës/ 3 të arrestuar në Elbasan, 3 në kërkim! Në hetim 20 protestues dhe 3 deputetët të PD

 

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre protestues pas bllokimit të rrethrrotullimit në Bradashesh dhe përplasjeve me policinë. Ndërkohë 3 deputetët janë vënë në hetim, si edhe 20 protestues të tjerë po hetohen. 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

3 deputetët në hetim janë Tomorr Alizoti, Tritan Shehu dhe Qani Xhafa. 

Njoftimi i policisë

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. XH. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor "Tiranë-Elbasan", te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit. Më tej, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel durres: 31/10/2024 12:40

    ferdi ja hodhi me te 7 e plakes

    Përgjigju
  • Linda: 30/10/2024 15:55

    Luan Baci e ka pak "dobules" policin qe kur ishte te rrugorja e Fierit kur i shkonin zarfet plot me lek te shpia!Sa hajdute dhe vrases qe kerkohen nga drejtesia greke paguat te vijn fshehuarazi nga mali per ti grumbulluar te protesta e per te bllokuar rruget??? Mos u merzit o plakushi Berishes se te gjitha vidiot do hapen dhe hetohen pastaj te shofim sa do ta kercenosh policin e shtetit ti o shemtir dhe banda juaj trafikante!!

    Përgjigju
  • Sondazhi: 30/10/2024 14:36

    Keni harruar te thoni qe nuk eshte makina personale e Nokes por e PD, e njejta qe perdorte Basha dhe atëherë ishte ok. Te shkuara

    Përgjigju
  • Lala: 30/10/2024 11:12

    PANDI. TOLE. NJERIU QE I CONTE LULE PALI MISKES KUR LOZNIN NDESHJET KUR LOZI NE BERAT ME SHPRESAT I VODHI BREKET LOJTARVE TE AUSTRIS PALI MISKA E SHPETOI NGA BURGU DHE PREJASHTIMI NA FUTEBOLLI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi