Protesta e PD kundër shkollës në Kodër-Kamëz, Veliaj i përgjigjet Malltezit: Shkatërroje gjer në fund partinë e vjehrrit

Protesta e PD kundër shkollës në Kodër-Kamëz, Veliaj i përgjigjet Malltezit: Shkatërroje gjer në fund partinë e vjehrrit

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur Jamarbër Malltezit lidhur me çështjen e ndërtimit të një shkolle të re për të plotësuar nevojat jetike të komunitetit në Kodër Kamëz.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj në mënyrë ironike uron Malltezin “të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd”. Veliaj shprehet se asnjë socialist nuk do e kishte ëndërruar se PD-ja do të degjeneronte gjer aty sa të protestonte kundër ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare për fëmijët e Kodëz-Kamzës në një tokë private, ndërkohë që kjo forcë vetë për vite me radhë lejoi zaptimin e hapësirave të Universitetit Bujqësor nga bastet. 

 “Ty or çun të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd! Që do e degjeneroje PD-në të protestonte shkollën 9-vjeçare të Kodër Kamzës në tokë private e jo zaptimet e basteve në UBT, nuk e kishte ëndërruar asnjë socialist! Jepi gaz!”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë