Një protestues nga Berati pretendon se gjatë protestës së PD-së të shtunën, është goditur nga policia. Sipas tij, e kanë qëlluar me një bombë të vogël gazi dhe e kanë shoqëruar pa e sqaruar. Protestuesi pretendon se është goditur brenda furgonit të policisë dhe qëndroi rreth 3-4 orë në komisariat.
“Më gjuajtën me një nga ato bombat e vogla të gazit. Më morën, më shoqëruan pa pikën e lidhjes pse isha atje. Më morën në furgon, më kanë gjuajtur, më çuan në komisariatin nr. 2, më mbajtën nja 3-4 orë, më gjuajtën, më kanë bërë copë. Më goditën brenda furgonit dhe jashtë ambientit të komisariatit kur kam zbritur nga komisariati. Kur kam zbritur nga furgoni, më kanë goditur me shqelma e grushte. Nuk kam kundërshtuar gjë, për çfarë do të kundërshtoja? Si gjithë të tjerët, isha edhe unë atje. S’isha për t’u zënë as për shtetin, as për asnjë. Kam problemin e astmës. Më hodhën gaz lotsjellës në sy. Syrin nuk e hap dot. U thashë jam i sëmurë, mos më godisni. Më zuri ankthi, më zuri ajo e frymëmarrjes, më lanë të lirë. Më thanë ik. Më kanë lënë te dera e komisariatit, më ka marrë një shok. Më ka shoqëruar në spitalin e Beratit pastaj”, pretendon protestuesi.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme e Berishës, 18 të arrestuar! 17 nën hetim, mes tyre Balliu, Boçi e Bardhi! 2 në kërkim (EMRAT)











