Kryetari i Partisë Demokratike është takuar pasditen e së mërkurës me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Takimi mes kryetarëve të partive opozitare po zhvillohet në selinë blu dhe mësohet se në fokus të saj është protesta e radhës, edhe pse nuk dihet ende një data fikse se kur do të zhvillohet.

Pas takim me Kryemadhin, Basha do të mbledhë ditën e nesërme në orën 12:00 Kryesinë e PD dhe po nesër, 5 orë pas Kryesisë do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD.

Gazetari i Report Tv, Elis Memelli bën me dije se protesta e radhës do të drejtohet nga Forumi Rinor i kësaj partie. Kujtojmë se ditën e nesërme do të mbahet seanca plenare dhe referuar zhvillimeve të fundit, opozita e bashkuar ka protestuar sa herë që ka parlament.