Protesta e studentëve të PD-LSI, Shahini: Trishtuese, cenim i imazhit të protestuesve të dhjetorit

Protesta e studentëve të PD-LSI, Shahini: Trishtuese, cenim i imazhit të protestuesve të dhjetorit

Ministrja Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besha Shahini e ka cilësuar si cenim të imazhit të studentit protestues, atë që ndodhi mesditën e sotme para Ministrisë. Ajo ka bërë një krahasim me protestën e dhjetorit, sipas së cilës, janë krejtësisht të ndryshme. Kjo, për ministren është një lajm i mirë, duke qenë se grupi i të rinjve që u mblodhën sot, ishin të nxitur nga politika.

Në fund të reagimit, ministrja ka bërë një listë të kërkesave të plotësuara, që iu parashtruan ministrisë, në atë kohë të drejtuar nga Lindita Nikolli dhe ka theksuar se po punohet për mbajtjen e premtimeve të dhëna.

Për këtë arsye, Shahini shprehet se e sheh këtë protestë të të rinjve, si të pabazë.

"Ishte një trishtim për mua, por edhe një cenim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune. Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike", shkruan Shahini.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 22/05/2019 16:55

    Jane studentet e Jales,te Leshelise e te PD se Saliut,kane mesuar shkollen e Sali Kriminelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja