Deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Andrea Marto, ironizon protestën e opozitës e thirrur të shtunën në orën 11:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Opozita ka njoftuar mbajtjen e një tubimi në kryeqytet për çështjen "Xhafaj". Në një postim në Facebook, Marto shkruan se protesta e opozitës do jetë si një piknik me Lulin te lulishtja e Kryeministrisë me DJ Babale-n.
Piknik me Lulin, 26 maj ora 11:00 tek lulishtja e Kryeministrisë me DJ Babale!
Andrea Marto, deputet i PS
(Postimi i deputeti të PS në rrjetet sociale)
PD dhe LSI kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij, Agron Xhafaj, u regjistrua në një bisedë për trafik droge me një ish-skafist i identifikuar si Albert Veliu, ky i fundit i ndihmuar nga gazetari Jetmir Olldashi.