Protestat kundër qeverisë arritën sot në ditën e 51-të, por me shumë herë më pak pjesëmarrës se në javët e para. Edhe këtë të hënë, para Kryeministrisë, qytetarët që folën nga podiumi kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u zotuar se tubimet do të mbijetojnë deri në “ditën e 510-të derisa qëllimi të realizohet”
Një i ri u shpreh para protestuesve se Diaspora ka një arsye më shumë për të ardhur në protestë.
Një qytetare e cilësoi lëvizjen qytetare si “revolucionin e rinisë dhe Gjeneratës Z”, duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike nga skena.
“Ky është revolucioni i rinisë, i Gjeneratës Z. Falënderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur këtu dhe e mbështesin këtë Gjeneratë Z. Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë”, u shpreh ajo.
Në orën 21:25 protestuesit nisën marshimin që u mbyll më herët se zakonisht tjetër, vetëm pas 60 minutash.
Komente











