Në disa qytete braziliane janë mbajtur protesta të mëdha të dielën kundra qeverisë dhe ku është bërë thirrje për shkarkimin e Presidentes së vendit, Dilma Rousseff.
Policia në Sao Paulo tha se turma e protestuesve ka arritur në një milion njerëz, të cilët kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit. Ndërkohë tubime masive janë mbajtur edhe në 26 qytete të tjera.
Edhe në qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Rio de Janeiro, Belo Horizonte, dhe kryeqytetin e vendit Brazilia janë mbledhur dhjetëra mijëra protestues anti-qeveritarë dhe duke kërkuar fajësimin e presidentes së vendit pas akuzave të opozitës ndaj saj për korrupsion. Protesta janë mbajtur edhe jashtë Brazilit, si në Londër, Lisbonë, Miami, New York dhe Sydney.
Thirrjet për largimin e Presidentes Dilma Rousseff pas akuzave ndaj saj janë rritur më shumë pasi ajo filloi mandatin e saj të dytë në janar të këtij viti, edhe pse shumica e ekspertëve ligjorë në Brazil pretendojnë se largimi i saj nga detyra është i pamundur.
Kundërshtarët e Rousseff janë të zemëruar pasi gjiganti i naftës Petrobras, kompania më e madhe e naftës në vend, e drejtuar dikur nga presidentja e Brazilit, u përfol në një skandal korrupsioni. Maria Ribeiro, një shtëpiake 65 vjeçare nga Sao Paulo shprehet për AA se është e zemëruar me gjendjen e vendit .
"Ne nuk mund të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë. Unë kam ardhur këtu për t'iu bashkuar luftës kundër korrupsionit në vend”, tha Fernando Silva, një inxhinier 35-vjeçar nga Sao Paulo.
Ministri i Drejtësisë Brazil Jose Eduardo Cardozo tha të dielën se presidentja e vendit do të njoftojë një seri masash të reja kundër korrupsionit. Këto protesta pasuan tubimet pro-qeveritare që u zhvilluan të premten.
Dilma Rousseff, mes viteve 2003 dhe 2010 ka qenë në detyrën e presidentes së kompanisë shtetërore Petrobras. Nga opozita pretendohet se gjatë periudhës që ajo ka qenë në këtë detyrë është përfshirë në afera korruptive dhe se ka marrë ryshfete. Gjykata e Lartë javën e kaluar vendosi për hapjen e një hetimi për 54 persona duke përfshirë dhe politikanë me pretendimet për korrupsion./AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com