Protesta më 16 shkurt/ Takim me strukturat e LSI-së në Kamëz, Kryemadhi: Këtë sistem të kalbur ta rrëzojmë sëbashku

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat në Kamëz, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen për të rrëzuar së bashku më 16 shkurt qeverinë "Rama".

Në kuadër të vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve për të protestuar më 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë përpara Kryeministrisë, Kryemadhi u shpreh se duhet rrëzuar me patjetër ky sistem, që sipas saj është i kalbur dhe po mbahet në këmbë vetëm nga shqiptarë të varfër. 

Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritet. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sistem që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve.Ky sistem po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar.

Monika Kryemadhi, Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 24/01/2019 19:43

    Mona ti me ata qe te ndjekin ty jeni pjesa me e kalbur e kombit sh qiptare.

    Përgjigju
  • Ardi: 24/01/2019 03:52

    Protestë me brekë. Me cizme me ca tu kapi dora..

    Përgjigju
  • dulja: 23/01/2019 20:12

    lume si NE perekete opozite qe kemi mendjen vetem pere protesta e kane te votojne kudra negocjatave pere ne evrope te bejne ndonje BABALE vetem rremuje e kane mendjen dhe pere karrige kujdes o populli jane te rrezikshem

    Përgjigju
  • xreport: 23/01/2019 19:38

    o monik monik nukkkk voto kamza me nje thes miell the me lek 50 milek per bote, mos i qo me njerizet e tu je rrug se do i marin me shkelmaaa

    Përgjigju
  • VER LLAPA: 23/01/2019 19:32

    Hyp Mona Kamza esht e jona

    Përgjigju
    • Rruqja: 23/01/2019 20:27

      Si po lodhesh moj MONIKA megjithate mire ben se per 8 vjet ste pame kerkundi se nuk kishe kohe se beje llogarit me bllokun e zi ne dore .tani asht ndryshe duhet te luftojsh sa majtas dhe djathtas kush te dali dhe te ulesh ne sofren e qeveris ku mud te marresh lugen dhe ta mbushes si ta dush .Lodhesh kot moj KOKMADHE se populli e njeh tani shtrigen borebardh me fytyr dhije dhe ta ka bere gati zjarrin qe te digjesh mbrenda .

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike