Në ditën e 43-të protestës qytetarët, paralajmëruan një padi ndaj kryepolicit Skënder Hita për shpërdorim detyre, pak ditë pas tha se po verifikohen disa sulme të koordinuara kibernetike ndaj bizneseve të turizmit në vend. Një prej organizatorëve të tubimit, Andi Tepelena, u kërkoi qytetarëve që të jenë atje në kohën kur do të dorëzohet padia.

“Të premten Hita tha se po heton ata që bëjnë revieë negative. Nesër ora 13.00 para SPAK-ut bëjmë kallëzim penal duke kërkuar hetimin e tij për shpërdorim detyre”, tha Tepelena.

Me një pjesëmarrje gjithnjë e më të tkurrur siç duket edhe nga pamjet, qytetarët bënë thirrje kundër kastës së vjetër politike, duke kërkuar jo vetëm burgosjen e tyre por edhe konfiskimin e pasurive.

“T’i shohim zvarrë Ramën e Berishën e t’u merren gjitha pasuritë”, tha një emigrante nga Italia.

Një pjesë të madhe të fjalimeve iu dedikuan projektit TID në Durrës dhe atij në Rrjoll.

“Na bënë sorra e korba. Duam të rrimë por ky na përzë. Flet për projektin TID, Balluku në burg. Fjalim i gjatë për Durrësin. Rama ik, Belinda ik”, tha një grua.

“Jepni dorëheqjen. Karma is a bitch, është më e madhe se Edi Rama.”

“Nuk duhet të ulim kokën edhe kur kemi frikë. Përdhunuan plazhin e Rrjollit.”

“Lini ditët e plazhit dhe ejani t’i thyejmë hundën zullumqarit.”

Fjalimet u përmbyllën me tingujt e një këngë dedikuar Shqipërisë.

Si çdo natë, protestuesit vijuan me marshimin në disa rrugë të kryeqytetit, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të lartë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Protestuesit rikthehen te kryeministria, mbyllin marshimin (VIDEO)

Me ndalesën finale para kryeministrisë, protestuesit kanë përmbyllur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ora 22:07
‘Bashkohuni me ne’, protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve (VIDEO)

Në vijimin e marshimit të tyre, protestuesit i janë drejtuar ish-Bllokut. Aty janë ndalur përpara lokaleve ku u bëjnë qytetarëve thirrjen e njohur “bashkohuni me ne!”

Ora 21:27
Sopranoja mbyll fjalimet me ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, protestuesit nisin marshimin

Pasi një soprano mori mikrofonin për të kënduar “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës, u mbyllën edhe fjalimet përpara kryeministrisë. Tani protestuesit nisin marshimin e përhershëm të mbrëmjeve.

Ora 20:52
Emigrantja akuza kreut të PD: Berisha gënjeu të persekutuarit dhe s’ua dha pasuritë!

Një protestuese, emigrante nga Italia që tha se vjen nga një familje e persekutuar, akuzoi Sali Berishën se i ka gënjyer këto familje duke mos ua kthyer pasuritë. Më pas, ajo kërkoi sekuestrimin e pasurive të kreut të PD dhe kryeministrit Rama.

“Vij nga një familje e persekutuar. Berisha gënjeu të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët dhe nuk u dha pasuritë e veta. Kemi 30 vite nëpër gjyqe që nga Berisha dhe tani me sistemin më të korruptuar të Edi Ramës! Unë nuk dua t’i shoh në burg Ramën dhe Berishën, por të merren zvarrë dhe t’u merren gjithë pasuritë”, tha emigrantja.

Ora 20:43
‘Ikni se jeni plehra!’ Pedagogu Lush Susaj acarohet me ‘regjistrin’ e qytetarëve që mungojnë në protestë

Duke iu drejtuar qytetarëve që s’i bashkohen protestës në shesh sepse mendojnë që ajo po zbehet (edhe pse në fakt pjesëmarrja qartazi ka rënë), pedagogu Lush Susaj s’i kurseu edhe fjalët e ashpra.

“Nuk mbaron kjo protestë! Nëse besoni atë që ju thotë propaganda e qeverisë, mos ju zbardhtë drita, ikni se jeni plehra!”, tha pedagogu.

Ora 20:20
73-vjeçarja në protestë: Sorra dhe korbat i ka te kryeministria! Rama ik, Belinda ik!

Një 73-vjeçare nga Durrësi, e quajtur Rita, mbajti një fjalim të gjatë para protestuesve ku iu përgjigj kryeministrit Rama për shprehjen “sorra dhe korba”, duke thënë se ata i gjen në institucionin që drejton, duke e nisur nga Belinda Balluku. Rita kërkoi largimin e Ramës dhe ish-zv. kryeministres.

“Ky na bën sorra dhe korba. Ne jemi njerëzit që duam të rrimë dhe të na përzënë. Sorra dhe korba ka ato të kryeministrisë. E para Belinda Balluku, ajo ka firmosur për Shqipërinë. ajo është hajdutja ekstreme! Ai thotë do të lodhet ky popull. Jo! Do të ndizemi më keq! Rama ik, Belinda ik! Rroftë Shqipëria e re!”, tha 73-vjeçarja.

Ora 20:06
43 ditë në shesh, Luçiana Kokaj: S’ka verë e Botëror që na largon!

Luçiana Kokaj mori fjalën para protestuesve te kryeministria për t’i përgëzuar për qëndresën e tyre 43-ditore. Ajo tha se asgjë s’do t’i largojë shqiptarët nga sheshi për të mbrojtur vendin.

“Çfarë janë 43 ditë për të fituar të drejtat tona? Nuk ka verë, nuk ka Botëror, nuk ka pushime verore që largon shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje që të jeni çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të bashkuar, Shqipëria ka nevojë për ne! Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë duke na quajtur agjentë të ndryshëm, duke u munduar të intimidojë familjaët tanë, por asnjë nga manovrat e tyre nuk na devijon për të mbrojtur familjen tonë”, tha Kokaj.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 12/07/2026 21:20

    Okay mbaruat!shkoni e grrisni bythen se e nxit shqiperin!edhe ti pedagog leshi shko e grris sumen. Thuaj se cfare mungon e cfare duhet!jo protesta mbaroj o koqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22

    Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?