FIER-Dhjetëra banorë të fshatit Verri në Fier sot janë rimbledhur para bashkisë së këtij qyteti për të protestuar në lidhje me ndërtimin e landfillit të mbetjeve urbane që po ndërtohet në fshatin e tyre.
Fillimisht ata kanë tentuar të futen në ambientet e bashkisë ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë që kishin formuar kordon para këtij institucioni.
“Sot kemi ardhur përsëri sepse sot është mbledhja e Këshillit Bashkiak, të gjithë qytetarët janë të informuar, janë këtu, siç e shikoni edhe vetë janë tepër paqësorë dhe ne jemi duke kërkuar të anulohet vendimi për ndërtimin e impiantit të mbetjeve. Impianti ka filluar punimet por kjo nuk pranohet nga punonjësit që janë këtu.”
“Kemi ardhur të kërkojmë të drejtat tona, nuk duam plehra në Verri, ne të vdekur jemi, rrugë s’kemi, ujë s’kemi kush ka bërë gjë për ne, na e futën kancerin në gjak.”
“Kemi fëmijë, jemi njerëz nuk jemi kafshë, ne helmin na e kanë lënë në derë. Atje hoqën grupin e naftës, soleri është i gjithi te dera e shtëpisë sime. Kryetare s’e ka çarë kokën për asgjë, ta pi edhe helmin tjetër?”, shprehen disa nga banorët.
Ndërkohë anëtarët e këshillit të PD kanë kërkuar që të lejohen përfaqësuesit e banorëve për t’u futur në mbledhje. Pas kësaj përfaqësuesit e PD kanë dalë jashtë duke u bashkuar me protestuesit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO