Banorët e fshatit Mbrostar në Fier po zhvillojnë një protestë kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Në këtë protestë banorët kërkojnë që të mos ndërtohet impianti i mbetjeve urbane.

“Nuk na pyetën, nuk duam që impianti të ndërtohet këtu”, janë shprehur banorët.

Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.
 
Banorët kërkuan që impianti të ndërtohet larg zonave të banuara, pasi përbën një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.
 
Pas protestave të banorëve, edhe vetë firma kërkoi ndryshimin e vendit ku do të ndërtohej impianti, me arsyetimin se në fshatrat Plyek dhe Mbyet, toka ishte e rrëshqitshme dhe hapësira e pamjaftueshme.