Një grup qytetarësh mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë pasditen e kësaj të marte në protestë, në qytetin e Lezhës duke iu   përgjigjur thirrjeve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha ata dolën për të protestuar ndërsa kanë bllokuar  për më shumë se një orë autostradën e Urës së Milotit.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, ndërsa e akuzojnë atë si shkaktaren kryesore të  varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimeve të biznesit dhe largimit të të rinjëve nga Shqipëria.

Partia Demokratike së bashku me një grup banorësh të Kurbinit kanë nisur protestën rreth orës 15:00. Ata kanë bollkuar rrugën dhe qarkullimin e lëvizjes së automjeteve për rreth një orë.  Me thirrjet "Rama ik" dhe "Policia e Krimit"  protestuesit  kanë bllokuar rrethrrotullimin  e autostradës së Milotit ,në të dy anët e kësaj rruge ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë  të drejtojë më shumë vëmendjen tek problemet e tyre. Ndërkohë protesta  janë zhvilluar ditën e sotme edhe në Bulqizë ku mbështeëtsit e opozitës, dolën për t'i  paraprirë protestës së madhe të opozitës e cila pritet të kulmojë me 16 shkurt në kryeqytet.

Minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, kanë protestuar  në qëndër të qytetit  duke akuzuar qeverinë ,se i ka braktisur ata. Ndërkohë ankesat e tyre janë mes të tjerash: Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit. Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme pati takime me qyteratët në Lezhë, Krujë. Ndalesa e tij e rradhës këtë pasidite ishte Fushë-Kruja ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës madhështore të opozitës që do të mbahet me 16 shkurt në Tiranë.


Brenda pak çasteve sheshet po mbushen me njerëz të vendosur e të bashkuar dhe plotë besim se po vjen një ditë e re. Në Fushë Krujë dëgjoj vetëm për tritol. Kush ka mbetur pa punë, histori që ma mbushin zemren me trishtim. 
Kam ardhur sot t’ju them që mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve dhe me ndihmën e Zotit, që herën tjetër kur të vij në Fushë Krujë të flasim për bizneset që janë hapur, për të rinjtë që gjejnë vende pune, për uljen e çmimit të naftës.Dita e parë e një demokracie të vërtetë europiane,po vjen  që këtej e tutje do të jenë shqiptarët ata që do të marrin në dorë fatet e tyre më 16 shkurt në Tiranë.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një protestë të madhe për tu mbajtur më 16 shkurt, e cila do të përfundojë sipas kryedemokratit me rrëzimin e qeverisë.