Një tjetër protestues nga Diaspora e cilësoi si një moment historik protestën që po mbahet.

“Ky është një moment historik, prandaj jemi sot këtu. Kemi dy rrugë: Njëra ku të na mbajnë peng bijtë e qoftëlargut dhe rruga tjetër e lirisë dhe begatisë. Pas tre dekadash demokracia nuk erdhi se brezi para nesh mjaftonte rrëzimi i asaj statuje dhe liria do vinte. Por historia na mëson: Liria nuk dhurohet, as uk trashëgohet, por duhet të luftojmë e ta mbajmë çdo ditë. Që demokracia të vijë këtu duhet edhe drejtësi. Ne nuk na kanë vjedh vetëm pasurinë por na kanë vjedhur edhe jetën. Nuk duhet të lejoni që heshtja të bëhet bashkëpunëtire e fajësisë”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - 21 ditë protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh! Marshojnë nëpër Tiranë