Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta e opozitës dje

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bën kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.

“Penguan tubimin, ushtruan dhunë, konsumuan 6 vepra penale”, thekson PD në njoftimin zyrtar në lidhje me denoncimin e depozituar.

Protesta e djeshme (23 Dhjetor) u shoqërua me tensione dhe disa incidente, duke mbajtur peng trafikun në Tiranë për 3 orë me radhë, duke bllokuar 5 nyjet kryesore.

Madje deputeti i PD, Flamur Noka, goditi me grushte një nga efektivët e policisë, teksa tani është nën procedim së bashku me të tjerët.

Grupi i PD bëri me dije se kallëzimi është bërë nëpërmjet kryetarit Gazment Bardhi.

Veprat penale të pretenduara janë; “dëmtime të tjera me dashje”, “shpërdorimi i detyrës”, “kryerja e veprimeve arbitrare”, “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “shkelja e barazisë së shtetasve”, “pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.

“Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Grupit të PD.

Ky reagim shoqërohet edhe me kallëzimin penal të depozituar në dy prokuroritë. I pranishëm në protestë pas një mungese prej gati një viti për shkak të arrestit shtëpiak për dosjen e aferës "Partiani", ishte dhe kreu i partisë, Sali Berisha, i cili tha se mosbindja civile do vazhdojë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë