Që prej datës 8 dhjetor,  Adriatik Lapaj vijon qëndresën e tij në bulevardin “Dëshmotrët e Kombit” duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Kësaj të shtunë në orën 12:00, Lapaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për t’iu bashkuar masvisisht në një protestë të madhe.

Në një lidhje direkte për Report Tv në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Adriatik Lapaj tha se beson se më të shumtë do të jenë qyetarët që do t’i bashkohen nga dita në ditë.

Ndërkohë dy dit pas protestës së thirrur prej Lapajt, Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e protestës kombëtare po në bulevard poshtë zyrës së Ramës. Lapaj tha se ai do të vijojë protestën e tij dhe se të gjithë janë të ftuar të bashkohen ose vetë ai t’i bashkohet, por pa logo politike.

“Protesta ka nisur si një protestë individuale dhe, gjatë rrugëtimit, numri i njerëzve po shtohet. Deri ditën e shtunë parashikojmë që të arrihet një masë e konsiderueshme pjesëmarrësish. Ditën e shtunë kemi parashikuar një organizim në orën 12:00, që besojmë se do të ketë një numër të konsiderueshëm qytetarësh për të shprehur indinjatën e tyre ndaj regjimit.

Kush tha që nuk do të protestojmë edhe dy ditë më vonë? Të shtunën kemi lënë një protestë ku presim të ketë një kulmim më të madh. Nuk ka asgjë për t’u diferencuar. Kjo është një protestë pa subjekt politik, sepse nëse ndahemi nuk arrihet qëllimi. Çdo parti politike apo grupim duhet ta lërë logon në seli dhe të zbresë në shesh, ashtu edhe drejtuesit e vet, pa protagonizëm.

Asnjë parti politike nuk mund ta mundë Ramën, sepse struktura që ai ka ndërtuar lidhet me krimin dhe financohet nga paratë e shtetit. Unë jam në shesh 24 orë; ju thoni, a do t’i bashkoheni? Mbrëmë nuk u largua Lapaj, por u larguam dhunshëm. Spostimi im ka qenë për të mos krijuar konflikt mes qytetarëve. Kjo qëndresë e ka shqetësuar shumë Ramën. Në 7 ditë kanë ndodhur 4 ndërhyrje brutale”, tha Lapaj.