Kryeministri Edi Rama thotë se protesta është marrë peng nga korba e sorra që e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës. Rama tha se “pas pak ditësh do t'u informoj për reflektimet pas protestës së flamengove”.
“Ai bulevard është i ndarë për histori. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re. Historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozitës që tani nuk dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë. Është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend, përmes injorantësh, delirantësh dhe dështakzemërakësh të pangushëllueshëm”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë, do ta kthejmë Shqipërinë në ‘Zvicrën e Vogël’ (VIDEO)









