TIRANË-Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur duke deklaruar se nuk ka asnjë shans që objektet pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Re të dëmshpërblehen. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se mes atyre që e quajnë vetën në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë.
“Ndër ata që e quajnë veten në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja” shprehet shefi i qeverisë.
Me zaptues profesionistë, Rama u referohet banorëve të Unazës së Re që janë ngritur në protestë në 18 ditët e fundit duke deklaruar se nuk kanë se ku të fusin kokën, por në fakt rezultojnë se kanë 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje (lexo këtu).
Ndërkohë që dje Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka ngritur një grup pune për vlerësimin e banesave, të cilat preken nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe. Grupi do të bëjë vlerësimet për banesat me leje, të cilat do të shpronësohen dhe vetëm më pas do të nisë procesi i shembjes. Ndërkohë që banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama replikon me komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë! Mos u përdorni nga llumi i foltoreve
17 Janar, 13:04
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24