Protesta te Policia e Tiranës, Basha: Kjo betejë europiane do të sjellë ndryshimin

Protesta te Policia e Tiranës, Basha: Kjo betejë europiane do të sjellë ndryshimin

Protesta te Policia e Tiranës

Një grup banorësh të Unazës së Re po protestojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e Dorian Protoduarit, që u arrestua sot paradite në protestën e opozitës para parlamentit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për banorët me një postim në rrjetet sociale.

"Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga policia! Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar! #shqiperiasieuropa" shkruan Basha.

Lideri i PD-së nuk ishte sot në protestën e opozitës para parlamentit, por as në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime për lobimin në SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori