Protesta te Unaza e Re/ Basha: Veliaj po merr dy akte korruptive, bashkë me Ramën e kanë vendin te 313-ta

Protesta te Unaza e Re/ Basha: Veliaj po merr dy akte korruptive, bashkë me Ramën e kanë vendin te 313-ta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në mbështetje të grupit të banorëve që protestojnë  te Unaza e Re kundër projektit.  Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve që të ngrihen edhe të protestojnë në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Lideri i PD-së akuzoi Veliajn se do të blejë votat në Këshillin Bashkiak, ndërsa shtoi se do të kalojë në mbledhjen e sotme dy akte korruptive.

"Përshëndes banorët e Unazës për qëndresën e jashtëzakonshme që ka hyrë në ditën e 89. Ndaj me qytetarët lajmin se kurajo e tyre ka infektuar gjithë Shqipërinë. Qytetarët vlerësojnë qëndresën e tyre në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Falë kësaj qëndrese sot është arritur fitorja tjetër. Ishte llogaritur që tenderin ta merrte një kompani tjetër me 5 mln euro më tepër ofertë se oferta më e ulët. Falë qëndresës, sot shqitparëve i janë kursyer 5 mln euro. Ka ndodhur vetëm për shkak të qëndresës dhe protestës së pandërprerë. Nga kjo qëndresë ka përfituar çdo shqiptar, sepse nga frika Ramën e detyroi të tërhiqet nga tenderi i dytë korruptiv.

Sot ëshë koha të kujtojmë se asnjë person nuk është marrë para përgjegjësisë për Unazën e Re dhe 20 mln eurot e korruptuar si dhe për projektin e transferimit të Lumit Lana për ndërtimet 60 mln euro të trafikantit, mik I Edi Ramës. Në këtë situatë, opozita e ka kryer detyrën e saj. Sot jam këtu për ti bërë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në këtë kohë që flasim Erion Veliaj po bën dy akte korruptive:  shembjen e një pjese të Policisë Bashkiake, si dhe dhënien me koncesion të parkingjeve të Tiranës.

U bëj thirrje që të ngriheni dhe të protestoni për të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja. Bashkohuni masivisht në datë 16 shkurt. Ta shtrimë përdhe dhe t' ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve në datë 16 shkurt. Prokuroria që fle gjumë mbi dosjet e krimit të nisë hetimet për shumat e parave të krimit që Veliaj do të shpenzojë për të blerë vota në Këshillin Bashkiak. Iu garantoj se askush nuk ka për ti shpëtuar këta njerëz që janë bërë mburojë e Edi Ramës, do të ikin me vrap nga mllefi i 16 shkurtit. As Rama dhe as Veliaj nuk kanë për të shkuar në asnjë vend tjetër përveçse në burgun 313, nuk do i lëmë të arratisen nga Shqipëria" deklaroi Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë