Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit të një grupi banorësh te Unaza e Re se pas bllokimit të rrugës rreth katër orë dhe protestës, kishin shkuar shumë forca policie me qëllim arrestimin e tyre. E ndërsa Lulzim Basha shkoi në mbështetje të banorëve, Vasili reagoi përmes Facebook-ut.

"Po keta te pacipet e qeverise,qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre,recepsionistin,qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot.

Cfare qeveri maskarenjsh
" shkruan Vasili. Pas protestës së grupit të banorëve në orën 21:00 nuk u raportua asnjë i arrestuar.